1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhuratë simbolike: shpërndahet kalendari i integrimit

Arben Muka/ Tiranë4 Janar 2008

Ministrja e integrimit, Majlinda Bregu, ka bërë një dhuratë simbolike për çdo anëtar të kabinetit Berisha. Ajo shpërndau një kalendar ku për çdo ministri ishin të detajuara për çdo muaj të vitit 2008 objektivat

https://p.dw.com/p/CkKc
Fotografi: BilderBox

Kalendari i integrimit,siç e quajti ministrja Bregu ishte një kujtesë për çdo segment kohor të administratës së shtetit, në procesin e rëndësishëm të anëtarësimit të vendit në BE, një objektiv madhor që ecën paralel me synimin për të qënë anëtar me të drejta të plota dhe në NATO.

Prej më shumë se tre vjetësh Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE, një paketë detyrimesh për të plotësuar standartet në nivelin e vendeve anëtare. Në mënyrë sistematike ekspertët e qeverisë shqiptare dhe ata të BE kanë diskutuar në Tiranë dhe në Bruksel për cdo pjesë të angazhimeve dhe respektimit të afateve.

Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi kalendarin e integrimit si prioritetin e qeverisë së tij. Ai tha se viti 2008 do të jetë viti i privatizimeve të mëdha, e përmendi këtu privatizimin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, INSIG-un, Kompaninë e Përpunimit dhe Tregtimit të Naftës, ARMO etj.

Ndërkohë që nga nga opozita u bënë kritika për qeverinë. Nënkryetari i grupit parlamnetar të PS-së Erjon Brace e përshkoi atë si qeveri të televizionit dhe qeveri virtuale, që nuk plotëson nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Për këtë Brace mori si shembull gjendjen e krijuar nga moti i keq, ku sipas tij nuk ka asnjë mbështetje nga qeveria për popullatën në zonat e bllokuara dhe me vështirësi të shumta.