1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dilemë për ndihmat për Qipron

reuters/dpa/Pandeli Pani 5 Nëntor 2012

Sipas Shërbimi Federal Informativ gjerman, BND, prej ndihmave për bankat qipriote do të përfitonin kryesisht qytetarët rusë që kanë në bankat e Qipros llogari me para ilegale.

https://p.dw.com/p/16ceO
Ein-Euro-Münze auf Zypern-Landkarte, Haushaltsdefizit auf Zypern
Fotografi: picture alliance/chromorange

Qiproja e goditur nga kriza e borxheve nuk po përparon në tratativat e saj me partnerët e Eurozonës dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Sipas një raporti të Reuters, që bazohet në një protokoll të një takimi të grupit të vendeve të Eurozonës, ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje midis ekspertëve të trojkës së BE-së, BQE-së dhe FMN dhe Qipros në lidhje me kursin e reformave. "Grupi i punës i ka kërkuar Qipros sërish që të bashkëpunojë me troikën", thuhet në njoftim të Ministrisë gjermane të Financave.

Por ndërkohë ndihmat ndërkombëtare në miliarda euro për Qipron, e cila është anëtare e Eurozonës, rrezikohen edhe nga disa njoftime të tjera.

Sipas një raporti sekret të Shërbimi Federal Informativ gjerman, BND, prej ndihmave evropiane për shpëtimin e bankave qipriote do të përfitonin kryesisht qytetarët rusë që kanë në bankat e Qipros llogari me para ilegale. Kështu njofton revista gjermane "Der Spiegel" e cila i referohet raportit sekret në fjalë.

Depozitat ruse më shumë se prodhimi ekonomik vjetor i Qipros

Sipas të dhënave të BND-së qytetarë rusë kanë depozituar në bankat qipriote 26 miliardë dollarë (20.3 miliardë euro). Kjo shumë e kapërcen prodhimin ekonomik vjetor të Qipros. Nëse bankat e sëmura të Qipros do të mbështeten së shpejti me fonde nga ndihmat evropiane, depozitat e rusëve do të jenë të sigurta.

Qiproja ka kërkuar në qershor ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ky vend vuan prej humbjeve të konsiderueshme të bankave, të cilat janë të lidhura ngushtë me bankat greke dhe janë goditur rëndë nga heqja dorë prej borxheve ndaj Greqisë për të cilën ranë dakord kreditorët privatë në pranverën e këtij viti.

Rregulla kryesisht në letër

Sipas njoftimeve të revistës "Der Spiegel" BND-ja kritikon në raportin e saj sekret se Qiproja i aplikon rregullat e BE për luftimin e pastrimit të parave në mënyrë të mangët dhe se ka krijuar sidomos për rusët e pasur rregulla bujare. Në raportin e tij shërbimi sekret gjerman BND ankohet se formalisht Qiproja i respekton të gjitha marrëveshjet për luftimin e pastrimit të parave dhe ka ngritur dhe institucionet përgjegjëse. Por probleme ka në zbatimin konkret të ligjeve përkatëse.

Eingang der Zentrale des Bundesnachrichtendienstes.jpg ** ARCHIV ** Blick auf den Eingang der Zentrale des Bundesnachrichtendienstes in Pullach bei Muenchen, aufgenommen am 17.Oktober 2003. Der Bundesnachrichtendienst (BND) soll laut einem Medienbericht in die angeblich illegalen Auslandeinsaetze deutscher Polizisten in Libyen eingebunden gewesen sein. Der BND habe die Ausbildungskooperation von 2005 bis 2007 beratend begleitet, schreibt die "Berliner Zeitung" unter Berufung auf Sicherheitskreise. Der BND gab zu dem Bericht auf eine Anfrage der Nachrichtenagentur AP zunaechst keine Stellungnahme ab. (AP Photo/Diether Endlicher) ** zu APD8866 ** --- ** FILE ** A big sign indicates the entrance to the headquarters of Germany's foreign intelligence agency (BND) in Pullach near Munich, southern Germany, in an Oct. 17, 2003 file photo. (AP Photo/Diether Endlicher)
Fotografi: AP

Mundësia për pastrimin e parave lehtësohet gjithashtu edhe prej rregullave bujare që u ofrohen rusëve të pasur për të marrë shtetësinë qipriote, thuhet në raportin e BND-së. Në këtë mënyrë 80 oligarkë rusë kanë edhe mundësinë për t'u vendosur në të gjitha vendet e BE-së.

Shtohen rezervat për pagimin e ndihmave

Në Gjermani po shprehen tani gjithnjë e më qartë rezervat në lidhje me pagimin e ndihmave ndërkombëtare në miliarda euro për Qipron. "Ne nuk mund të sigurojmë me paratë e taksapaguesve gjermanë, depozitat e parave ilegale ruse në bankat qipriote", citon revista "Der Spiegel" ekspertin e SPD-së për buxhetin Carsten Schneider. "Para se SPD të miratojë ndihma të tilla për Qipron, duhet folur për modelin financiar të këtij vendi." - tha Schneider.