1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Disharmoni në takimin e nivelit të lartë të BE-së

Christoph Hasselbach16 Mars 2013

Pozicionet e kryetarëve te shteteve dhe të qeverive në Evropë janë larg njëri-tjetrit. Nën presionin e Francës dhe të Britanisë së Madhe, BE-ja do të diskutojë ditët e ardhshme për furnizimin me armë të rebelëve sirianë.

https://p.dw.com/p/17yjF
Fotografi: Reuters

Papunësia, ankthi social dhe recesioni, tema këto që dominojnë në BE për vite me radhë, ishin në qendër të diskutimeve të takimit të nivelit të lartë të BE-së në Bruksel, ku politikën e konsolidimit dhe të kursimit nuk dukej se kishte qejf ta zinte në gojë asnjë kryetar qeveria.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila konsiderohej deri tani si kursimtare e hekurt, qëndroi e tërhequr duke shprehur në mënyrë indirekte se sa larg njëra-tjetrës janë pozicionet në Evropë: "Ne mund t'i arrijmë objektivat që kemi i vendosur vetes - rritja ekonomike dhe  sidomos vende pune për sa më shumë njerëz në Evropë, dhe natyrisht dhe buxhete solide - vetëm nëse mund të zhvillojnë një kuptim të përbashkët të politikës ekonomike ". Pikërisht një këtë kuptim i tillë i përbashkët mungon.

EU Gipfel Merkel PK 15.03.2013
Angela MerkelFotografi: picture-alliance/dpa

Presidenti francez, François Hollande kërkon "fleksibilitet" në përmbushjen e objektivave të deficitit në interesin e vet: në vitin 2013, Franca do të ketë një deficit më të lartë buxhetor, se sa kërkohet nga rregullat të stabilitetit. Dhe me sa duket Komisioni, i cili monitoron respektimin e buxhetit, do t'i miratojë një shtyrje prej një viti.

Jo gjithmonë dhe vetëm kursime

Kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt guxoi të thotë gjërat qartë. Ai kujtoi se sa e vështirë ishte që shtetet anëtare të BE të binin dakord me rregullat konsolidimit dhe theksoi se vendet me deficite të larta duhet të kompensojnë buxhetet e tyre, përndryshe do të dënohen nga tregjet financiare. Kjo do të thotë: shtete të tilla duhet të paguajnë  prime të lartë rreziku për bonot qeveritare.

EU Haushaltsgipfel
Kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt duke diskutuarFotografi: Reuters

Reinfeldt tha edhe se kursi i konsolidimit nuk duhet të jetë gjithmonë i lidhur me kursimet: "Ne mund të bëjmë shumë gjëra të tjera, që nuk kanë të bëjnë me të kursimet, p.sh. të nënshkruajmë një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA dhe Japoni, të reformojmë tregun e punës, të luftojmë korrupsionin." Por këshilla të tilla nuk u dëgjuan me vëmendje në këtë samit.

Fund embargos së armëve për Sirinë?

Nën presionin e Francës dhe të Britanisë së Madhe, BE-ja do të diskutojë ditët e ardhshme për furnizimin me armë të rebelëve sirianë. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive i ngarkuan ministrat e Jashtëm që javën e ardhshme të gjejnë një "qëndrim të përbashkët", siç  njoftoi pas samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel BE Presidenti i Këshillit Herman Van Rompuy. Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) shprehu "një sërë rezervash" ndaj heqjes së embargos. Sikurse edhe të tjetër, p.sh. Lady Ashton edhe unë mendoj që sigurisht dhe Irani apo Rusia janë duke pritur ndoshta një sinjal të tillë për të filuar eksportin e armëve nga ana e tyre, po ashtu duhet të kemi parasysh se çfarë situate e brishtë sundon në Liban, po ashtu duhet të mendojmë se çfarë do të thotë një gjë e tillë për armatosjen e Hezbollahut. Austria ka theksuar se në Lartësitë Golan, trupat e OKB-së janë tashmë në rrezik."

EU Gipfel Merkel und Hollande
Merkel dhe HollandeFotografi: Reuters

Problemet politike edhe në radhët e BE-së

Shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish si dhe eurodeputetë e kritikuan kryeministri hungarez Viktor Orban se po vepron kundër vlerave evropiane. Qeveria e Orbanit kishte vendosur disa ditë më parë me shumicë të madhe në parlament një amendament kushtetues duke shfuqizuar gjerësisht Gjykatën Kushtetuese të Hungarisë.

Ungarn Premierminister Viktor Orban
Viktor OrbanFotografi: picture-alliance/dpa

Orban u mbrojt kundër akuzave në Bruksel dhe tha se kuk ka asnjë dëshmi se ndryshimet "bien në kundështim me demokracinë." Ai tha se ështl i gatshëm për të diskutuar, nëse dikush ka ndonjë problem me procedurat dhe institucione për të cilët bëhet fjalë. Komisioni Evropian dëshiron që të shqyrtojë nëse Hungaria shkel ligjin evropian. Presidenti i Komisionit José Manuel Barroso u shpreh mjaft i shqetësuar.