1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Disidenti kinez Chen Guangcheng dëshiron të largohet nga Kina

Aida Cama3 Maj 2012

Aktivisti i të drejtave të njeriut i ka kërkuar presidentit amerikan Barack Obama në një intervistë të shkurtër për televizionin amerikan CNN, që të bëjë gjithshka për t`i mundësuar largimin nga Republika Popullore.

https://p.dw.com/p/14oYO
This undated photo provided by the China Aid Association shows blind Chinese legal activist Chen Guangchen, right, with his son, Chen Kerui, with his wife Yuan Weijing, left, in Shandong province, China. Chen, a well-known dissident who angered authorities in rural China by exposing forced abortions, made a surprise escape from house arrest on April 22, 2012, into what activists say is the protection of U.S. diplomats in Beijing, posing a delicate diplomatic crisis for both governments. (Foto:www.ChinaAid.org/AP/dapd).
Chen Guangcheng me familjenFotografi: AP

Chen Guangcheng synon të largohet nga Kina së bashku me familjen, sepse trembet për sigurinë e jetës. Ai u arratis javën e kaluar nga arresti i shtëpisë dhe ishte duke qëndruar në ambasadën amerikane në Peking. Ditën e mërkurë ai u largua nga ambasada në kushte të paqarta dhe u dërgua në spital. U tha se autoritetet kineze kanë premtuar se do të "garantojnë në të ardhmen sigurinë e tij". Në një intervistë telefonike ai i akuzoi diplomatët amerikanë se e kanë bindur që të largohet nga ambasada dhe e kanë lënë më pas në baltë.

Pro-democracy activists hold a picture of Chen Guangcheng during an event to collect signatures in support of the blind Chinese legal activist, in Hong Kong Wednesday, May 2, 2012. U.S. Secretary of State Hillary Rodham Clinton arrived Wednesday in Beijing, where a tense human rights showdown awaits over the fate of Chen said to be under U.S. protection after escaping from house arrest. (AP Photo/Kin Cheung)
Ambasada e SHBA në PekinFotografi: AP

Kina dhe SHBA kanë vazhduar në Pekin dialogun e katërt strategjik ekonomik, megjithëse ato kanë qenë nën hijen e mosmarrëveshjeve për aktivistin e të drejtave të njeriut, Chen Guangcheng. Në bisedimet dyditore janë takuar ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton dhe ministri i Financave,Timothy Geithner me zëvendëskryeministrin kinez Vang Qishan dhe shefin e politikës së jashtme, këshilltarin e shtetit Dai Bingguo.

U.S. Secretary of State Hillary Clinton (L) speaks as China's Vice Premier Wang Qishan listens during the opening ceremony of the U.S.-China Strategic and Economic Dialogue at the Diaoyutai State Guesthouse in Beijing May 3, 2012. REUTERS/Jason Lee (CHINA - Tags: POLITICS)
Hillary Clinton dhe Vang QishanFotografi: REUTERS

Në fillim të bisedimeve Clinton tha pa përmendur emra se sipas pikëpamjeve të SHBA të gjitha qeveritë duhet të përpiqen të respektojnë qytetarët e vet, dinjitetin dhe të drejtat e tyre. Presidenti kinez Hu Jintao foli për respekt reciprok dhe bashkëpunim me Uashingtonin. Nuk ka mundësi që për çdoçështje të ekzistojë një mendim, tha ai. Ditën e premte ministri kinez i Mbrojtjes Liang Guanglie pritet për një vizitë njëjavore në SHBA.