1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maria Bëmer në Turqi

Sabine Henkel24 Nëntor 2007

E ngarkuara e qeverisë gjermane për integrimin e të huajve, Maria Bëmer (Maria Böhmer), ka kërkuar mirëkuptim nga ana e Turqisë për ashpërsimin e ligjit të migracionit Gjermani.

https://p.dw.com/p/CSnV
Maria BëmerFotografi: AP
Maria Bëmer ka një plan me vete. Ai zë 200 faqe dhe hyn në bagazhin e dorës. E ka sjellë për bashkëbiseduesit e saj në Turqi. Për të prezantuar planin e saj kombëtar për integrimin ka marrë përforcim me vete. Petra Merkel nga Partia Socialdemokrate (SPD) dhe Katarina Këler (Katharina Köhler) nga Unioni Kristdemokrat (CDU). Çështja e integrimit është çështje grash: “Kam përshtypjen se pikërisht në fushën e integrimit angazhohen shumë gra. Nga ana tjetër, përvoja e Turqisë dëshmon se gratë luajnë një rol kyç për integrimin", thotë Bëmer. Bashkëbiseduesit e tri grave të ardhura me mision nga Gjermania janë pothuaj të tërë burra. Sepse në Turqi janë burrat që e bëjnë politikën. Ardhja e një delegacioni femëror nga Gjermania për të biseduar për probleme që duken hapur është diçka e pazakontë, siç ka vëzhguar Petra Merkel: "Në fillim edhe unë kisha përshtypjen se sundonte një farë pasigurie për faktin, që tri gra konfrontohen me problemet në këtë mënyrë dhe madje edhe kundërshtojnë, por kjo gjë ndodh edhe në Gjermani", rrëfen ajo. Gratë përbëjnë temën kryesore të tri grave, veçanërisht kur vjen në pyetje bashkimi familjar. Ligji i ri gjerman kërkon nga bashkëshorti në Turqi që të mësojë gjermanisht, para se të vijë në Gjermani. Ky rregull vlen edhe për shtetas të vendeve të tjera, por jo për ata, që nuk kanë nevojë për vizë, si për shembull ameriaknët apo japonezët. Ky është shkaku se përse turqit e ndjejnë veten të diskriminuar. Politikanët gjermane konfrontuan me këtë pakënaqësi në të gjitha bisedat që patën, edhe në konferencën e shtypit. Maria Bëmer nuk u lodh së shpjeguari, se përse ligji bën dallime të tilla. Ka tepër gra turke që jetojnë në Gjermani prej shumë vitesh dhe nuk flasin asnjë fjalë gjermanisht. Shpesh janë burrat ata, që nuk i lejojnë ato të shkojnë në kurse gjuhe. Prandaj edhe ligji ka vendosur t'i detyrojë bashkëshortët të mësojnë gjermanisht: "Këtu qendron kuptimi. Që kur ato të vijnë në Gjermani të mos jenë të paditur, por të jenë në gjendje të shkojnë në dyqane dhe të bisedojnë me fqinjët, kur kanë nevojë, ose me mjekët" - sqaron Bëmer në konferenën e shtypit. Bëmer, Merkel dhe Këler janë të mendimit, se gjermanishtja është çelësi për integrim. Bashkëbiseduesit e tyre në Ankara dhe Stamboll mendojnë ndyrshe dhe është e vështirë që atyre t'u kthehet mendja. Të paktën tri gratë arritën një marrëveshje konkrete me shoqatën ekonomike Tysiad. Ndoshta, sepse në tryezën e bisedimit kishte edhe një numër të madh grash. “Ato më premtuan se do të angazhohen për integrimin e truqve në Gjermani, sepse shohin që shumë turq që kanë ardhur në Gjeramni kanë mbetur në një stad zhvillimi që përputhet më shumë me Turqinë e para 20 ose 30 vjetëve", tregon Bëmer e kënaqur. Me këtë vizitë në Turqi Maria Bëmer arriti vetëm disa hapa të vogla përpara. Shumë më tepër nuk kishte pritur ministrja e shtetit për integrimin. Integrimi është një rrugë e gjatë, thotë ajo.