1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Djali i Donald Trumpit nën presion

11 Korrik 2017

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk po arrin dot ta heqë qafe aferën e Rusisë. Në fokus tani ndodhet djali i Trumpit, që është takuar me një avokate ruse. Një E-mail i ri ushqen spekulimet.

https://p.dw.com/p/2gJEv
USA Donald Jr. Trump in Gilbert
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/M. York

Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump po vihet gjithnjë e më shumë nën presion për shkak të një avokateje ruse. Gazeta amerikane "New York Times", bazuar në tre persona të lidhur me çështjen, bën të ditur, se Donald Trump Junior qenkësh informuar me E-mail, se informatat kompromentuese të premtuara për Hillary Clinton vijnë nga qeveria ruse. Materiali është pjesë e përpjekjeve të qeverisë ruse për të ndihmuar babanë e tij për fitore në zgjedhje.

E-maili i ri

Emaili i dërguar para një bisede me një avokate ruse rrjedh nga publicisti për muzikën, Rob Goldstone. Ky i fundit kishte thënë për disa media amerikane, se ai e kishte organizuar takimin mes djalit të Trumpit dhe avokates, Natalia Veselnitskaja. Lajmi i Goldstone të le të kuptosh, se qeveria ruse ishte burimi i informacioneve me potencial dëmtues, raporton "Neë York Times". Por E-maili nuk specifikon përpjekje të Moskës për të ndihmuar ekipin e Trumpit. Gazeta shkruan, se nuk ka prova, se informacionet e premtuara kanë lidhje me sulmet e hakerave ndaj demokratëve.

Djali i Trumpit kishte pranuar të dielën, se gjatë fushatës zgjedhore në qershor 2016 ishte takuar me avokaten, Natalia Veselnitskaja. Presidenti vetë ishte njoftuar për këtë në ditët e fundit, tha një zëdhënëse.

Shërbimet sekrete amerikane kanë fajësuar Moskën, se është përzierë në fushatën zgjedhore amerikane përmes sulmeve hakeruese, për të ndihmuar Dondal Trumpin dhe dëmtuar Hillary Clintonin. Një hetues i posaçëm dhe disa komisione të kongresit amerikane janë duke hetuar, nëse ka pasur bashkëpunim të ekipit zgjedhor të Trumpit me Rusinë. Moska i hedh poshtë këto fajësime.

 

 

la/(dpa, afpe, ape)