1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Doul: Parlamenti Europian do të mbështesë Shqipërinë për të qenë demokraci funksionale, por nuk do t'u diktojë ligjet

24 Qershor 2010

Duke iu përgjigjur pyetjes së DW për qëllimin e turin e tij ballkanik, stacioni i fundit i të cilit është Tirana, Joseph Doul ,theksoi se ai i shërbeu përshpejtimit të procesit të integrimit europian të rajonit.

https://p.dw.com/p/O2T9
Josef Doul dhe Sali Berisha në konferencë shtypi në TiranëFotografi: Ani Ruci

Vizita e kryetarit të grupit të partive popullore në Parlamentin Europian, Joseph Doul, rezultoi jo e destinuar për të zgjidhur krizën aktuale politike. Ai deklaroi se ndodhet në Titranë për të parë dhe nxitur një demokraci funksionale.

”Jam këtu në rradhë të parë që demokracia të funksionojë dhe të jetë në veprim. Me z. Martin Shultz ia dolëm kësaj mbanë, me hyrjen e opozitës në Parlament”, tha ai në Tiranë.

Europarlamentari Doul përshëndeti pjesëmarrjen e opozitës në Parlament, përherë në kuadrin e një demokracie funksionale dhe bëri të ditur edhe këndvështrimin e tij për qëndrimin e opozites në të shkuarën e afërt dhe të nesërm.

“Ajo që dua të them, është që demokracia nuk është bojkot. Demokracia është një punë në thellësi. Në demokraci opozita qëndron në opozitë deri në zgjedhjet e ardhshme.”

Joseph Doul mohoi të ketë patur një draft marröveshje të përpiluar nga ai dhe kreu i social-demokratëve europianë, Martin Schulz, lidhur me kompromisin qeveri – opozitë për transparencën e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, ndonëse ky draft i quajtur “ nismë lehtësuese" u përshëndet në takimin e Luksenburgut, nga përfaqësuesja e lartë e BE, Catherinë Ashton. Doul tha se: ”nëse rregullat nuk funksionuan mirë në zgjedhjet e kaluara le të ulemi në tryezë dhe të gjejmë çfarë nuk funksionoi dhe të bëjmë propozime.

Joseph Doul und Sali Berisha Premierminister Albanien
Josef Doul dhe Sali Berisha në konferencë shtypiFotografi: Ani Ruci

“Do të ketë takime të mëtejshme mes Kryeministrit, zotit Rama, atij vetë dhe Martin Schultz, nëse dëshërojmë të bëjmë progres në demokracinë funksionale në Shqipëri dhe për të dalë me propozime konkrete. Parlamenti Europian nuk u dikton ligjet shqiptarëve” thekssoi Doul.

Edhe deklaratat e kryeministrit Bertisha lanë të kuptohet qartë se në rend të ditës është arritja e një demokracie funksionale, e bashkëpunimit qeveri-opozitë për të përmirësuar Kodin Elektoral dhe hartuar ligjet e duhura për të plotësuar kërkesat e BE në procesin e integrimit dhe konkretisht të liberalizimit të vizave. “Dua të garantoj shqiptarët që jam i vendosur të respektoj çdo vendim të opozitës shqiptare dhe çdo të drejtë të saj. Jam i hapur për forma më intensive të bashkëpunimit me opozitën”, tha Berisha.

Ai premtoi që qeveria do të jetë e gatshme të pranojë çdo amendament të opozitës për Kodin Elektoral, që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë parregullsi.

Parlamenti Europian dhe integrimi i Ballanit në BE.

Tirana është stacioni i fundit i turit ballkanik, që Joseph Doul ndërrmori në fillim të kësaj jave. Ai tha se vinte në Tiranë nga Shkupi dhe se bisedimet me autoritetet e atjeshme u përqëndrun në kompromisin që duhet të arrijë Shkupi me Athinën për çështjen e emrit.

“Nuk duhet të ketë vetëm fitues dhe as vetëm humbës”, tha ai në Tiranë lidhur me këto çështje, e parë në kuadër të proceseve integruese europiane të rajonit. ”Ballkani është Europë. Dhe nëse nuk duam të kemi probleme në të ardhmen, duhet që procesi i integrimit të Ballkanit të përshpejtohet”, tha Joseph Doul.

Kjo është vizita e parë në Shqipëri e kryetarit të grupit të partive popullore në Parlamentin europian, vizitë që kryeministri Berisha e cilësoi historike.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Angjelina Verbica