1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dy nënshtetësi, njëra opsionale

Nils Naumann/Pandeli Pani26 Mars 2013

Si persona me "nënshtetësi opsionale" konsiderohen ata, që në momentin që mbushin 23 vjeç, duhet të zgjedhin një nga nënshtetësitë.

https://p.dw.com/p/183sO
Fotografi: DW

Fëmijët, që i kanë prindërit e huaj, por që janë rritur në Gjermani, mund t'i mbajnë deri në moshën 23 vjeç dy nënshtetësi. Pas kësaj moshe sipas ligjit ata duhet të zgjedhin një nga të dyja. Ligji nuk lejon shtetësi të dyfishtë të përhershme, pra po nuk e le me kohë nënshtetësinë e shtetit tjetër, në momentin që mbush 23 vjeç të humbet nënshtetësia gjermane.

Që nga fillimi i vitit, thotë Martin Jungnickel, shef sektori në autoritetet e Darmstadtit, tregon se vetëm në zonën e tij humbën shtetësinë gjermane për shkak se u kaloi afati ligjor dymbëdhjetë persona. Këta persona konsiderohen si persona me "nënshtetësi opsionale".

Gjermania në parim nuk e lejon askënd të kenë përherë dy pasaporta. Por ka dhe shumë përjashtime. Shtetasit nga vende të tjera të BE-së dhe nga Zvicra, për shembull, mund të mbajnë përveç nënshtetësisë së tyre edhe atë gjermane. Po ashtu përjashtime janë të mundshme, edhe në qoftë se dikush vjen nga vende të tilla, që e kanë të ndaluar me ligj lënien e nënshtetësisë, si Irani apo Siria. Përveç kësaj dy pasaporta mund të kenë edhe të gjithë ata, që kanë të paktën një prind gjerman.

Daniel Rouxel französisches Kriegskind erhält deutsche Staatsbürgerschaft
Shtetasit nga vende të tjera të BE-së si p.sh. Daniel Rouxel, mund të mbajnë dy nënshtetësiFotografi: picture-alliance/ dpa

Thirrje për heqjen e "nënshtetësisë opsionale"

Grupin më të madh të personave me "nënshtetësi opsionale" e përbëjnë turqit. Tani autoriteteve gjermane u duhet të përpunojnë rreth 3000 në vit, për pesë vjet ato do të jetë rreth 40.000.

Kenan Kolat, kryetari i komunitetit turk në Gjermani, bën thirrje për heqjen e detyrimit për heqjen dorë nga një nënshtetësi në rastet e "nënshtetësisë opsionale". Kjo mund të forcojë identifikimin me Gjermaninë shumë më tepër se sa detyrimi për të zgjedhur një nga dy nënshtetësitë.

Edhe Ministri për Integrimin i landit NRW, Guntram Shnajder (SPD), bën thirrje për t'i dhënë fund "nënshtetësisë opsionale": "Ne nuk na duhet një nënshtetësi gjermane me datë skadence, por një bazë ligjore. Kjo do të mundësojë që ata, që janë lindur këtu, të mos detyrohen të vendosin në mes të dy pasaportave."

Islamischer Religionsunterricht
Njerëzit me nënshtetësi të dyfishtë identifikohen fuqishëm me të dy kulturatFotografi: picture-alliance/dpa

Identifikimi i migrantëve me Gjermaninë

Shumica e ministrave të Integrimit të landeve, që i përkasin SPD-së ose të Gjelbërve, e mbështet shtetësinë e dyfishtë. Por politikanët e CDU/CSU dhe FDP janë skeptikë.

Psikologia Deborah Maehler, e cila merret në Universitetin e Këlnit me studime në fushën e migracionit dhe identifikimit të migrantëve me Gjermaninë, thotë: "Nga studimi doli shumë e qartë se njerëzit, të cilët kanë nënshtetësi të dyfishtë dhe lejohen ta mbajnë, identifikohen fuqishëm me të dy kulturat, si me Gjermaninë dhe me kulturën e origjinës." Pra rregulli për lënien e nënshtetësisë së vendit të origjinës nuk është në asnjë mënyrë pengesë për ndërtimin e një lidhjeje me shtetin gjerman.