1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dy të vrarë dhe dy të plagosur në aeroportin e Frankfurtit

2 Mars 2011

Në aeroprotin ndërkombëtar të Frankfurtit mbi Main një burrë qëlloi duke vrarë dy vetë në një autobus të ushtrisë amerikane. Dy pjesëtarë të tjerë të ushtrisë u plagosën. Vrasësi, një 21 vjeçar nga Kosova u arrestua.

https://p.dw.com/p/10Sb5
Policia rrethon territorin pas të shtënave në aeroprotin e Franfkurtit mbi Main 02.03.11.Fotografi: dapd

Gjatë të shtënave ndaj ushtarëve amerikanë në Frankfurt u vranë dy persona. Një 21 vjeçar nga Kosova qëlloi të mërkurën (02.03.2011) duke lënë të vrarë dy burra në një autobus të ushtrisë amerikane. Dy ushtarë të tjerë janë plagosur rëndë, thuhet nga vendi i ngjarjes. Atentatori i mundshëm u largua pasi qëlloi, por policia e kapi kur ishte futur në Terminal. Për sfondin e ngjarjes nuk janë bërë të ditura të dhëna as në orët pasuese.

Reagojnë politikanë drejtues

Kancelarja Angela Merkel (CDU) tha: «Ne nuk i dimë detajet." Kancelarja Merkel tha se është e tronditur nga ngjarja. Qeveria gjermane do të bëjë gjithça për ta sqaruar atë sa më shpejt. Kancelarja i shprehu ngushëllimet ushtarëve dhe familjarëve të tyre. "Kjo është një ngjarje e tmerrshme.", tha ajo.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama reagoi i prekur thellë ndaj sulmit të përgjakshëm në aeroportin e Frankfurtit. Qeveria jonë do të bëjë ç’ është e mundur për të zbuluar, se si dhe përse ndodhi ky sulm. Kjo na sjell „qartë në kujtesë sakrificat që bëjnë burrat e gratë tona në uniformë“, tha Obama në shtëpinë e bardhë.

Edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Westerwelle (FDP) shprehu tronditjen: «Ne jemi me mendje pranë viktimave dhe të afërmve e miqtë të tyre, u shprehim atyre keqardhjen tonë të thellë. Unë mendoj se ngjarja do të sqarohet shpejt dhe dorasi do të përgjigjet për vrasjet.", tha Westerwelle.

"Me qëllim unë nuk jam duke folur për një sulm, por jam duke folur për një vrasje», tha në vendin e ngjarjes ministri i Brendshëm i landit të Hesenit, Boris Rhein (CDU). «Por, aktualisht nuk mund të përjashtohet asnjë mundësi".

Rrjedha e ngjarjes

Atentatori, një 21 vjeçar nga Kosova jeton në Frankfurt. Ai u morr në pyetje në vendin e ngjarjes.

Zhvillimi i përpiktë i ngjarjes ishte fillimisht i paqartë. Sipas të dhënave të para ka pasur një grindje në një autobus, ku ndodheshin ushtarë amerikanë. Një ushtar është qëlluar para autobusit, kurse shoferi në ndenjësen e tij në autobus. Dy të tjerët, janë plagosur rëndë nga plumbat e marra në kokë dhe në gjoks.

21 vjeçari kishte nxjerrë pistoletën pak pas orës 15:00, vendi i ngjarjes ndodhet në një rrugë autobusi në Terminalin 2 të aeroportit. Numri i personave që ndodheshin në autobus nuk dihet.

Sipas të dhënave të kancelarisë së landit Rheinland Pfalz, autobusi ndodhej rrugës për në aeroportin ushtarak amerikan të Ramshtajnit. "Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e amerikanëve që jetojnë në landin tonë," tha kryeminstri i landit, Beck (SPD).

Forcat e armatosura amerikane nuk kanë folur ende për ngjarjen. Me autobusët ushtarakë amerikanë zakonisht transportohen ushtarët e kthyer nga SHBA që shkojnë në postet e tyre ose nga atje për në aeroport.

Autor: DPA / A. Cama

Redaktoi: V.Filaj-Ballvora