1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dyshime: Irani zhurmon sinjalin e transmetimit satelitor të DW-së

11 Shkurt 2010

Ende e paqartë se sa kohë do të vazhdojnë këto probleme në transmetimin satelitor.

https://p.dw.com/p/Lz2f
antena satelitore
Fotografi: DW

Transmetimi i programit televiziv të Deutsche Welle-s në valët e satelitit Hotbird 8, që prej ditës së mërkurë (10.2.) po përballet me ndërpreje të sinjalit. Sipas të dhënave të DW-së, zhurmimi i sinjalit të transmetimit satelitor dyshohet se shkaktohet përsëri nga Irani, ashtu si pati ndodhur edhe në fillim të dhjetorit 2009. Edhe transmetimi i programeve të radios si dhe live-stream në internet janë të prekura. Pasojat janë të rënda, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Deutsche Welle-s, Erik Bettermann: "Kjo është diçka serioze pasi për herë të dytë programi ynë televiziv nuk është i kapshëm.

Erik Bettermann
Erik BettermannFotografi: picture-alliance/ dpa

Zhurmimi prek jo vetëm transmetimet në Iran, por edhe të gjitha programet tona audio, stacionet partnere; sinjali televiziv nuk është i kapshëm nga Moska deri në Atlantik." Ende është e paqartë se sa kohë do të vazhdojnë këto probleme në transmetimin satelitor. Sipas Drejtori i Përgjithshëm Bettermann ka gjasa që ky të mos jetë zhurmimi i fundit i sinjalit për ofertat e Deutsche Welle-s. Në vende ku mohohet liria e fjalës, ofertat e informacioneve të pavarura nuk shihen me sy të mirë: "Unë mendoj se Deutsche Welle karakterizohet nga informimi objektiv dhe i plotë në të gjitha mediet, dhe për këtë arsye jemi të pakëndshëm për njërën apo tjetrën diktaturë" - tha intendanti Bettermann.