1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

031208 Asylrecht Änderung

Peter Heilbrunner4 Dhjetor 2008

Komisioni Evropian ka miratuar ndryshimet e propozuara në legjislacionin aktual për marrjen e azilit. Në të ardhmen procedurat e azilit pritet që të jenë më të drejta. Nga Brukseli raporton Peter Heilbrunner

https://p.dw.com/p/G8oI
Vendi i pranimit të refugjatëve në Frankfurt/Main
Vendi i pranimit të refugjatëve në Frankfurt/MainFotografi: picture-alliance / dpa


Komisioni Evropian ka miratuar ndryshimet e propozuara në legjislacionin aktual për marrjen e azilit. Në të ardhmen procedurat e azilit pritet që të jenë më të drejta.

Zyra për pranimin e azilantëve në Bruksel
Zyra për pranimin e azilantëve në BrukselFotografi: Picture-Alliance /dpa

Rregulla të ndryshme për azilin në vendet e BE-së

Legjislacioni evropian për azilin i ngjason një cope të arnuar. Në secilin nga të 27 vendet anëtarë të BE-së ekzistojnë rregulla të ndryshme, në bazë të të cilave një viktimë e dhunës, e dëbimit apo shtypjes meriton të drejtën për t'u marrë në mbrojtje. Komisari i BE-së për çështjet e brendshme dhe të drejtësisë, Zhak Barro (Jacques Barrot): "Një gjendje e tillë është tërësisht e padrejtë kundrejt azilkërkuesve. Në Austri ju njihet azili rreth 72 përqind e çeçenëve, në Sllovaki mezi kalon ndonjë procedurë çeçene për azil. Një irakian në Suedi sipas të gjitha gjasave gjen mbrojtje, ndërsa në Greqi jo."

Emigrantë sub-saharian presin në Maghnia, Algjeria perëndimore, 2005
Emigrantë sub-saharian presin në Maghnia, Algjeria perëndimore, 2005Fotografi: AP

Standarde për procedimin me azilkërkuesit

Propozimet e fundit të Brukselit nuk do të ndryshojnë parimisht ndonjë gjë, por Barro së paku ndërmerr përpjekjen për të përcaktuar disa standarde për mënyrën e procedimit me azilkëkruesit. Humane dhe dinjitetruajtëse duhet të jenë procedura të tilla, ky është qëllimi. Kështu në të ardhmen azilkërkuesit duhet të kenë të drejtë të punojnë që pas gjashtë muajsh- deri më tani ata lejoheshi të punonin pas një viti. Manfred Veber (Manfred ëeber), zëdhënësi juridik i partisë kristiansociale gjermane, CSU-s në parlamenetin evropian, është për ruajtjen e rregulloreve të vjetra: "Gjermania e shfyrtëzon tërësisht një të tillë. Tek një azilkërkues nuk lejohet të punojë njëvit pas kërkesës për azil. Komisioni propozon tashmë që këtë kohë ta shkurtojë në gjashtë muaj, për këtë do të prononcohem kundër. Në secilin vend të BE-së kemi situata të ndryshme në tregun e punës, dhe pikërisht për këtë duhet që shtetet anëtare të reagojnë në mënyrë fleksible."

Irakianë të krishterë kërkojnë azil në Gjermani
Irakianë të krishterë kërkojnë azil në GjermaniFotografi: DW-TV

Qeveria gjermane ka refuzuar gjithmonë ndërhyrjet e Brukselit

Një qëndrim ky, i cili në të shkuarën qeveria gjermane e ka zbatuar, ajo ka refuzuar gjithmonë ndërhyrjet e Brukselit në të drejtën gjermane të azilit. Gjermanët mund të binin më kollaj dakord, kur vjen puna tek përmirësimi i kushteve të pranimit. Kështu viktimat e torturës kanë të drejtë për trajtim psikologjik, ndërsa gratë e keqtrajtuara seksualisht nuk do të duhet që të bashkëjetojnë në një azil me burrat.

Azilkërkues në landin e Meklenburgut. Gjermani
Azilkërkues në landin e Meklenburgut - GjermaniFotografi: dpa zb

Të kujdesshëm me çështjen e solidaritetit

Brukseli dëshiron të rishqyrtojë edhe shpërndarjen e refugjatëve në Evropë. Rregullorja që për një azilkërkues është përgjegjës ai shtet, përmes kufirit të të cilit azilkërkuesi mbërrin në BE, mund të ndryshojë. Deputeti Veber i CSU-së mendon të bjerë dakord me këtë ndryshim vetëm me një kusht: Që jugu i Evropës të mos e përdorin këtë manovër për të qëndruar në vendnumëro. "Për një vend si Italia apo Spanja është e mundshme që t'i përballojnë shifrat që kanë sot. Për këtë arsye duhet të jemi të kujdesshëm edhe me çështjen e solidaritetit."