1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E rënë daulleje - Komandanti i përgjithshëm amerikan Petraeus relativizon kohën e tërheqjes së trupave nga Afganistani

17 Gusht 2010

Presidentit amerikan iu desh të shkarkonte komandantin e tij në Afganistan, McChrystal, për arsye të dallimeve të vazhdueshme në mendime të shfaqura në publik. Pasardhësi i tij, gjenerali Petraeus i bie po në një vrimë

https://p.dw.com/p/OozK

Për SHBA-në ishte një e rënë daulleje në varfërinë informative të verës. Me t'u njohur mirë me gjendjen në Afganistan gjenerali Petraeus merr kurs përplasjeje me Shtëpinë e Bardhë. Fill në intervistën e tij të parë me një mjet informimi amerikan, komandanti i NATO-s në Afganistan deklaroi se fillimi i tërheqjes nga Hindukushi, i paralajmëruar nga presidenti Obama, nuk është i pandryshueshëm dhe i lidhur me kushte. Me guxim dhe duke pasur parasysh opinionin vendas presidenti ka shpallur 2011-ën si kohën e duhur për fillimin e tërheqjes.

Në SHBA zhvillohen që në nëntor zgjedhje në mes të periudhës legjislative dhe misioni në Afganistan me humbjet e tij të mëdha për amerikanët dhe me perspektivat e dyshimta të suksesit është sa vjen e më shumë jopopullor në Amerikë. Me 66 të vrarë korriku ishte deri tani muaji me humbjet më të mëdha për amerikanët. Por udhëheqja e ushtrisë amerikane në vend e di: kalimi i përgjegjësisë për sigurinë në vend tek afganët që në këtë kohë do të ishte tepër herët. Ushtria vazhdon të jetë në një nivel të ulët aftësimi dhe në mënyrë kronike e paguar keq. Rreziku, që ushtarët me armët e tyre të kalojnë në anën e talibanëve, është i madh.

Në të njëjtën kohë komandanti i NATO-s Petraeus është i ndërgjegjshëm se fillimi i paralajmëruar i tërheqjes ndikon edhe tek planet e kombeve të tjera. Atje thuajse asnjë vend nuk ndien prirjen për të qëndruar në Hindukush më gjatë se ç'është e domosdoshme. Si tepër i rrezikshëm dhe tepër jopremtues për sukses është zhvilluar vitet e fundit angazhimi atje. Përparësia e politikës nuk vlen vetëm për presidentin Obama, edhe politikanët e tjerë të formacioneve të përfshira të NATO-s e kanë sa vjen e më shumë halë në sy angazhimin në Afganistan. Nga Haga deri në Berlin dhe Varshavë pajtohen në urimin që Amerika t'i lirojë aleatët mundësisht së afërmi nga përgjegjësia e tyre për Afganistanin.

Veç kësaj, ylli i Obamës në SHBA gjendet në rënie. Partia e presidentit, për të cilin shkalla e miratimit ka rënë nën 50 për qind, rrallë ka fituar zgjedhje në mes të periudhës legjislative. Por pa një shumicë demokratike në Dhomën e Përfaqësuesve presidenti Obama do të ishte pa fuqinë e tij formësuese politike.

Përpjekja për relativizim e gjeneralit Petraeus është gjithashtu një tregues shtesë për klimën e ashpër që mbizotëron ende midis udhëheqjes ushtarake amerikane dhe mbajtësit të postit në Shtëpinë e Bardhë. Përveç këmbënguljes së politikës gjeneralët duan edhe një pajisje financiare optimale, për të kryer detyrën e tyre tejet të vështirë, pikërisht në Afganistan. Të dyja nuk janë më me tepri në Uashington. Angazhimi në Afganistan (edhe këtë e tregojnë shprehjet e komandantit të përgjithshëm) është edhe në SHBA prej kohësh një çështje politike.

Autor: Daniel Scheschkewitz / Elert Ajazaj

Redaktoi: Esat Ahmeti