1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E suksesshme

Peter Stützle1 Nëntor 2007

Kancelarja Merkel përfundon vizitën në Indi

https://p.dw.com/p/C03Q
Kryeministri indian Manmohan Singh me kancelaren gjermane Angela Merkel ne Nju Delhi, 30 tetor 2007Fotografi: AP

Edhe nqs në Berlin Angela Merkelin e presin probleme politike në politikën e jashtme ajo grumbullon pikë. Duhet thënë, se ajo e ka nderprerë fiksimin e gjatë të politikës gjermane vetëm tek Kina dhe e ka drejtuar vemendjen te India. Këtij hapi i kishte ardhur koha që kur. Por ishte ministri i atëhershëm i ekonomisë Manhomar Singh në fillim të viteve 90-të, që e theu izolimin e vetëzgjedhur të tregut indian dhe hapi rrugën për revanshin ekonomik, për të cilin bëjnë çudi tani në Gjermani edhe pse me vonesë të madhe. Si kryeministër Manhomar Singh e ka vleresuar si vizitë shtetërore vizitën e Merkelit të planifikuar fillimisht si vizitë pune duke vënë kështu një bazë për suksesin.
Si vend i varfër, me popullsi shumë heterogjene India ka guxuar të ndjekë demokracinë më shumë se një gjysëm shekulli, vetëm ky fakt duhej të kishte merituar respekt që më parë.

Angela Merkel e ka theksuar tani herë pas here në Nju Delhi dhe në Bombay se janë vlerat e përbashkëta si respektimi i të drejtave të njeriut, shteti ligjor dhe pikërisht demokracia, që i lidhin Gjermaninë dhe Indinë, ndryshe nga gjigandi tjetër në Azi. Kina mund ta kuptonte interesin e madh tani për Indinë si largim prej saj, gjë që Merkel kuptohet se nuk e dëshëron, por siç duket duhet ta presupozojë. Me zhvillimin e shpejtë në Indi shtohet edhe hendeku ndermjet shtresës së re të mesme dhe pjesës tjetër të popullsisë ende shumë të varfër. Ky fenomen është i njohur nga Kina, por për një demokraci tensionet, që lindin prej kësaj, perbëjnë një rrezik të madh. Angela Merkel e ka theksuar këtë problem. Në këtë rast jo në fjalimet publike, por pas dyerve të mbyllura me bashkëbiseduesit e saj.
Sigurisht Angela Merkel nuk ka arritur që të gjejë mirëkuptim në të gjitha pikat. Për bisedimet për tregtinë botërore në Doha, të cilat zgjaten që prej vitesh, mbeten diferenca ndërmjet Indisë dhe Gjermanisë, si dhe ndërmjet vendeve të zhvilluara, atyre në zhvillim dhe atyre fare të varfëra. Edhe në mbrojtjen e klimës, për të cilën në fund të vitit pritet një kthesë e madhe botërore, ka diferenca të mëdha. Por në këto dy çështje esenciale bisedimet ndermjet Manhomar Singh-ut dhe Angela Merkelit kanë treguar vullnetin e fortë të të dyja palëve, për të arritur në një zgjidhje. Nqs ajo në fund do te arrihet, vizita e kancelares në Indi do të vleresohet në të ardhmen si akoma më e suksesshme.