1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edukatorja - Sabine Glinke nga Hannoveri

4 Tetor 2010

Po ta pyesësh Sabine Glinken nga Hannoveri se sa fëmijë ka, përgjigja e saj është 15! Më i vogli është tetë muajsh, më i madhi tre vjeç. Sabine Glinke është edukatore.

https://p.dw.com/p/MoVW
Edukatorja Sabine Glinke.
Buzëqeshja - karakteristika kryesore e Sabine Glinkes.

Kur hyn tek porta e familjes Glinke të pret një mirëseardhje në formën e një vizatimi të bërë nga dora e një fëmije. Katër Glinkët presin me kureshtje mbas portës: Sabine (30), Denisi (32) dhe dy binjakët Lea dhe Gerriti (3).

Gesichter Deutschlands Porträt SaGlP1
Motoja e Sabinës: Mendo pozitivisht!Fotografi: DW

Shumë shpejt e kupton se çka është tipike e Sabine Glinkes: buzëqeshja! Ajo buzëqesh qysh në orën 6 të mëngjesit, kur fillon dita me përgatitjet për mëngjesin familjar. Pak më vonë, edhe fëmijët janë ngritur nga gjumi. Më vonë babi do t'i çojë ata me makinë në kopsht. Sabine Glinke vetë shkon në punë me autobus dhe metro. “Makina është luks”, thotë ajo.

Nga avokate në edukatore

Sabine Glinke është lindur në Bielefeld. “Fillimisht ajo donte të punonte si avokate në një kancelari. Por, mbas një praktike për të ishte më se e qartë, se avokatia nuk është punë për të. „Mora një gazetë dhe fillova të kërkoja aty profesionin që më interesonte. Zbulova një shpallje ku ofrohej arsimim profesional si edukatore.”

Puna me fëmijët të fal shumë gëzim - Sabine Glinke e do profesionin e vet.
Mirësevini!Fotografi: DW

Glinke bëri një praktikë njëvjeçare si edukatore në një kopsht fëmijësh. Pastaj filloi shkollën trevjeçare pedagogjike dhe si dhe një vit tjetër praktike.

Dashuri në internet

Mbas dasmës, katër vjet më parë, Sabine Glinke u transferua në Hannover. Të shoqin e pat njohur nëpërmjet internetit. “Ne kishim një vit që bënim çat. Pastaj filluam telefonatat dhe u takuam për herë të parë, më vonë vazhduam të takohemi rregullisht derisa u martuam.“

Sabine Glinke më parë shkonte shpesh nëpër disko për të kërcyer, por tani nuk ka më kohë. Fëmijët dhe puna nuk i lënë më kohë të lirë. Motoja e jetesës së saj: Gjithmonë të mendosh pozitivisht, sepse vetëm kështu mund të funksionojë gjithçka. Ajo, çka e bën atë të lumtur, është një familje e gëzuar, puna dhe një jetë jo shumë e lodhshme.

Moto e Sabinës: mendo pozitivisht!
Puna me fëmijët të fal shumë gëzim - Sabine Glinke e do profesionin e vet.Fotografi: DW

Ajo është e duruar me fëmijët, qofshin të kopshtit, qofshin të sajët. Por ajo di t'u tregojë atyre edhe ku janë kufijtë, në se është nevoja: “Unë për ta shërbej si model dhe nuk mund të sillem si të isha shoku i tyre. Unë duhet të jem një person, ndaj të cilit ata kanë respekt. As për fëmijët e mi unë nuk jam shoqe. Unë jam miqësore, por shokët janë gjetkë.”

Si nënë e dy binjakëve ajo nuk mund t'u bëjë ballë vetë punëve të shtëpisë. Glinke e vlerëson shumë faktin, që i shoqi e ndihmon, kur ka kohë, natyrisht. „Ai gatuan më mirë se unë. Ky është shkaku, se përse kuzhinën ia lë atij, sidomos kur duhen bërë gjellë të komplikuara, si për shembull, gulashi", thotë Glinke duke qeshur.

Ndihmë në edukimin e fëmijëve

Sabine Glinke thotë se si edukatore ajo i ndihmon prindërit në rritjen e fëmijëve. Ka raste kur ata nuk janë në gjendje ta bëjnë vetë këtë punë, ose janë të punësuar, siç është ajo vetë.

Gesichter Deutschlands Porträt SaGlP4
Fotografi: DW

Në orën gjashtë të mbrëmjes mbaron dita e punës për edukatoren. Tani e ka radhën familja e vet. Lea dhe Gerrit po e presin, duan të luajnë me të ëmën, para se të vijë koha e fjetjes. Dhe natyrisht që ata duan të dëgjojnë një përrallë para se të zhyten në botën e ëndrrave.

Feedback-Frage:

Edukatore – një nga profesionet më të vështira në botë? Apo, si mendoni?

Autor: Mehmet Smajic / Anila Shuka

Redakoi: Eliana Xhani