1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

231111 Ägypten USA

23 Nëntor 2011

Në Egjipt vazhdojnë protestat kundër Këshillit Ushtarak. Kryetari i tij Tantawi njoftoi lëshime, por ato nuk janë të mjaftueshme për demonstruesit në sheshin Tahrir në Kajro.

https://p.dw.com/p/13FJg
Protesta në sheshin Tahrir në Kajro, kundër Këshillit Ushtarak.
Protesta në sheshin Tahrir në Kajro, kundër Këshillit Ushtarak.Fotografi: dapd

Në Egjipt kanë vazhduar protestat megjithë premtimet e Këshillit të Lartë Ushtarak se pushtetin do t'ia kalojë deri në mes të vitit të ardhshëm një qeverie civile. Në Aleksandri ka pasur përleshje të reja mes demonstruesve dhe policisë. Si pasojë e tyre është vrarë një burrë.

Përleshje në sheshin Tahrir

Policia përdor shkopinj dhe gaz lotsjellës kundër demonstruesve në Kajro.
Policia përdor shkopinj dhe gaz lotsjellës kundër demonstruesve në Kajro.Fotografi: dapd

Në sheshin Tahrir në Kajro mijëra njerëz kërkuan më zë të lartë largimin e menjëhershëm të Këshillit Ushtarak. Dëshmitarët njoftuan për përleshje mes forcave të sigurisë dhe demonstruesve, veçanërisht nëpër rrugët e Kajros. Forcat policore kishin ndërhyrë me shkopinj dhe gaz lotsjellës, thuhet më tej.

Zgjedhje të parakoshme parlamentare

Të martën në mbrëmje gjeneralët kryesorë nën drejtimin e marshallit Mohammed Hussein Tantawi, kishin pranuar tërheqjen e qeverisë në detyrë të kryeministrit Essam Scharaf. Tantawi deklaroi në një fjalim në televizion se zgjedhjet parlamentare të planifikuara do të zhvillohen siç është parashikuar prej ditës së hënë. Një president i ri egjiptian do të zgjidhet "para fundit të qershorit 2012".

Mohamed Hussein Tantawi, kryetar i Këshillit të Lartë të forcave të armatosura në Egjipt.
Mohamed Hussein Tantawi, kryetar i Këshillit të Lartë të forcave të armatosura në Egjipt.Fotografi: dapd

Kritikë nga SHBA

Pas përleshjeve në Kajro ditën e shtunë, ku humbën jetën 29 njerëz, qeveria amerikane të martën (22.11) kritikoi veprimet e dhunshme të policië egjiptiane kundër demonstruesve. Këshilli Ushtarak duhet të tregojë kujdes për një vetpërmbajtje maksimale të forcave të sigurimit të vendit, tha zedhënësja e ministres së Jashtme, Victoria Nuland në Uashington.

"Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara për dhunën në Egjipt. Në e dënojmë përdorimin e tepruar të forcës nga ana e policise dhe kërkojmë nga qeveria egjiptiane që të ushtrojë një vetëpërmbajtje maksimale në disiplinimin e forcave e saj dhe për të mbrojtur të drejtat universale të të gjithë egjiptianëve që protestojnë në mënyrë paqësore", deklaroi Nuland.

Demonstratat antiqeveritare cilësohen si më masivet në Egjipt, qysh prej rrëzimit nga pushteti në muajin shkurt të ish-presidentin Hosni Mubarak.

Autor: Mimoza Kelmendi / dpa

Redaktoi: E. Xhani