1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekonomia gjermane dëshiron më shumë liri në dhënien e vizave

13 Janar 2013

Kritika nga përfaqësuesit e ekonomisë: Nëse partnerët e huaj të biznesit nuk mund të vijnë në Gjermani, investimet mund të humbasin. Shoqatat ekonomike parashtrojnë propozime konkrete.

https://p.dw.com/p/17J2D
Visum Schengener Staaten © katatonia - Fotolia.com Close-up page of passport with Schengen visa © katatonia #31025476
Symbolbild Visum Schengener StaatenFotografi: katatonia/Fotolia

Një biznes milionash ishte pothuajse i përfunduar në një panair gjerman për bujqësinë. Por papritur erdhi lajmi i keq: viza, që i duhej me urgjencë partnerit të huaj të biznesit, nuk mund të jepej. Numri i telefonit në dokumentat e aplikimit ishte shënuar gabim, ambasada nuk mundi të komunikonte me askënd në telefonon. Sipas Andreas Metz, referent për vizat dhe zëdhënës i Komisionit të Ekonomisë Gjermane për Evropën Lindore, ky shembull nuk është i vettmi.

Ai s’mund ta kuptojë, përse në thelb vazhdojnë të jenë në fuqi rregulla të vjetruara: "Sistemi i vizave është në fakt një relikë nga shekulli i 19-të, sqaron Metz në intervistë për DW. "Sot ka mjete krejt të ndryshme, për t’u kujdesur për sigurinë, si përmes pasaportave biometrike dhe skedarëve të informacionit të mbrojtura në mënyrë kompjuterike, të cilat e lehtësojnë lëvizjen e lirë." Ai shpreson që në plan afatgjatë do të ketë një shfuqizim të plotë të detyrimit për vizë.

Foto von Andreas Metz. Es ist frei. Quelle ist Ost-Aussschuss der Deutschen Wirtschaft. Metz ist Pressesprecher des Ost-Aussschusses der Deutschen Wirtschaft sowie der für Visa zuständiger Referent. Zulieferer: Stephanie Höppner Andreas Metz Leiter Presse und Kommunikation Director Communications Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft Committee on Eastern European Economic Relations
Andreas Metz, referent për vizat dhe zëdhënës i Komisionit të Ekonomisë Gjermane për Evropën LindoreFotografi: Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft

Frikë nga kriminaliteti i organizuar

Edhe në nivelin e qeverisë federale aktualisht po diskutohet për një liri lëvizjeje pa kufizime. Ministri i Ekonomisë, Philipp Rösler, insiston për më shumë liri dhe si rrjedhojë ai i kërkoi së fundi ministrit të Brendshëm Hans-Peter Friedrich, që të heqë dorë nga rezistenca e tij kundër një procesi më liberal të lëshimit të vizave për në Gjermani. Shqetësimi për sigurinë është argumenti kryesor i Ministrisë së Brendshme. Ministria i tha DW-së, se ndonëse synohet angazhimi për ta thjeshtuar procedurën e vizave, refuzohet kërkesa për shfuqizimin e plotë të detyrimit për vizë. Duhet të merren parasysh edhe „aspektet e politikës së sigurisë dhe migracionit“.

Ministria ka rezerva sa i përket shfuqizimit të plotë të detyrimit për viza Shengen ndaj shtetasve rusë dhe turq. "Në rastin e Rusisë të dhënat e deritanishme të çojnë në konkluzionin, se intensifikimi i lëvizjes së lirë mund të keqpërdoret p.sh. për zgjerimin e aktiviteteve në fushën e kriminalitetit të organizuar. Krahas rusëve edhe turqit bëjnë pjesë ndër vendet kryesore të origjinës si dhe të tranzitit për migracionin ilegal“, deklaron ministria.

Wirtschaftsminister Philipp Rösler *** Sebstbeschreibung: Am 6. Dezember 2011 findet im Internationalen Congress Center München (ICM) der Messe München der Sechste Nationale IT Gipfel statt. Der seit 2006 jährlich mit der Bundeskanzlerin stattfindende IT-Gipfel wird vom Bundesministerium für Wirtschaft und Technologie ausgerichtet. *** Bilder von DW-Mitarbeiter Matthias von Hein, 6. Dezember 2011
Ministri i Ekonomisë, Philipp RöslerFotografi: DW

Tri herë më shumë viza në Finlandë

Përfaqësuesi i ekonomisë Metz e konsideron si absurde kundërthënien mes sigurisë nga njëra anë dhe lëshimeve nga ana tjetër. "Debati për vizat në këtë vend zhvillohet i influencuar shumë nga aspekti i abuzimeve të mundshme." Vende të tjera brenda rajonit Shengen janë më zemërgjerë. "Ne kemi çdo vit rreth një milionë viza, që lëshohen vetëm nga konsullata finlandeze në Shën Peterburg për shtetasit rusë. Krahasuar me këtë Republika Federale e Gjermanisë e ka 340.000 numrin e vizave në vit ", sipas Metz. Edhe vende si Italia dhe Spanja, që mbështeten tek ekonomia në bum e turizmit, janë më liberale në lëshimin e vizave.

Autoritetet gjermane në vitin 2011 ranë dakord, që ta lehtësojnë disi procesin e lëshimit të vizave. Qysh nga ajo kohë aplikimet mund të shqyrtohen edhe nga ofrues të jashtëm të shërbimeve publike. Me këtë shkurtohet dukshëm koha e pritjes. Në Turqi p.sh. ka një zyrë të tillë dhe gjithashtu edhe në Moskë është hapur një e tillë e do të pasojnë edhe të tjera. Por këto lehtësime nuk janë të mjaftueshme nga këndvështrimi i Komisionit të Ekonomisë Gjermane për Evropën Lindore. Hapësirat e veprimit brenda rregullores së BE-së duhet të zgjerohen edhe më shumë, thuhet në një dokument të këtij komisioni. Përse të mosh parashtrohen aplikimet edhe në internet, apo direkt në kufi? Komisioni sugjeron madje, që të mendohet edhe lidhur me kostot e lëshimit të vizës deri dhe në heqjen e tarifave.

Ekonomia vuan pasojat e procedurës strike të lëshimit të vizave që ndjek Gjermania. Rreth një e pesta e të gjitha ndërmarrjeve kanë humbur porositë me partner rusë të biznesit për shkak të problemeve me vizat. Ky është rezultati i një anketimi të realizuar nga Komisioni i Ekonomisë për Lindjen në vitin 2011. "Pra ka raste, që një biznes nuk realizohet, sepse dikush nuk mund të udhëtojë dhe nuk mund të realizohet takimi i planifikuar“, thotë zëdhënësi i komisionit Metz.

Beamte der Bundespolizei führen am Flughafen Frankfurt/Main bei Reisenden, die gerade ihr Flugzeug über die Gangway verlasen haben, eine Dokumentensichtung durch (Foto vom 19.08.2010). Dank der EU fehlen Grenzkontrollen in Deutschland fast überall. Doch die Flughäfen bleiben Einfallstore für Schleuser und Geschleuste. Daher macht die Polizei in Frankfurt schon an der Flugzeugtür Jagd auf Kriminelle - alle 15 Minuten stehen Beamte vor einem Flieger. Foto: Marius Becker dpa/lhe
Kontrolle në kufiFotografi: picture alliance/dpa

Miliona kostot nga burokracia

Përfaqësuesit e ekonomisë kritikojnë edhe shpenzimet financiare, që lidhen me procedurën e vizave. "Ne llogarisim, se vetëm detyrimi për vizë mes Gjermanisë dhe Rusië u kushton të dyja vendeve 160 milionë euro në vit vetëm me kostot për burokracinë", thotë Metz. Katër deri në tetë javë zgjat mesatarisht aplikimi për vizë. Kuota e refuzimeve është e ulët dhe tek nënshtetasit rusë arrin në rreth 1.4%. Shpesh refuzimi bëhet për shkak të gabimeve formale.

Eksperti i drejtësisë Rolf Gutmann, bashkëbotues i revistës "Ausländerrecht” (E drejta për të huajt), përfaqëson rregullisht pikërisht këto raste nëpër gjyqet administrative gjermane. Ai e di se sa duhet pritur në rastin më të keq për marrjen e lejes së udhëtimit. „Ne kemi në Berlin edhe në rastet e padive të zakonshme për çështje vize procese, që zgjasin tre deri në nëntë muaj. Kjo duhet marrë gjithmonë parasysh“, thotë ai për DW. Sipas përvojës së tij vështirësi mund të dalin edhe kur Dhoma e Indutrisë dhe Tregtisë ka dhënë dritën e gjelbër për vizën.

Dëmtim i imazhit për Gjermaninë si zonë ekonomike

Eksperti i tregut të punës nga shoqata BITCOM, Stephan Pfisterer, thotë se nuk janë tipike rastet spektakolare për degën e tij, por megjithatë procedurat burokratike janë pengesë e madhe. "Probleme me vizat hasim ndonjëherë për vizitorët e panaireve nga Evropa Lindore, e pjesërisht edhe nga Lindja e Largët“, thotë ai. Këto lloj vizitash duhen koordinuar në plan afatgjatë, takimet afatshkurtra ndonjëherë dështojnë. “Natyrisht që kjo sjell disavantazhe për ne si zonë ekonomike.„

Autor: Stephanie Höppner / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi