1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

050811 Interview Klotz Kosovo Serbien Grenzkonflikt

5 Gusht 2011

Disa serbë që jetojnë thellë në veriun e Kosovës e përshkruajnë këtë rajon me një humor të hidhur si Duty-Free-Shop-in më të madh në botë. Asnjë autoritet shtetëror nuk mund të shtrijë pushtetin e plotë në këtë zonë

https://p.dw.com/p/12BoF
Wolfgang Klotz duke folur në një diskutim në Berlin
Wolfgang Klotz duke folur në një diskutim në BerlinFotografi: DW

Pyetje: Zoti Klotz a është në të vërtetë diçka si një tokë e askujt, atje në veriun e Kosovës?

Klotz: "Kjo është një zonë kryesisht pa ligje. Dhe kështu është ka më shumë se dhjetë vjet, kështu është që prej miratimit të rezolutës së famshme 1244 të Kombeve të Bashkuara, si të thuash një shteti nuk i lejohet të shtrijë e as të zbatojë pushtetin në këtë rajon po aq sa tjetrit."

Pyetje: Kjo do të thotë nëse dikush nuk paguan faturën e rrymës elektrike atëherë zbatimi i pagesës është shumë i vështirë?

Klotz: Ashtu është. Dhe nuk mund të zbatohet. Dhe gjithashtu në këtë pjesë qarkullojnë makina pa targa dhe përmes kufirit shkëmbehen lloj-lloj mallrash...

Pyetje:... edhe mallra ilegale?

Klotz: ... po ashtu edhe mallra të paligjshme, natyrisht edhe tregtia me njerëz, përfshirë edhe drogën. E gjithë kjo është evidente, vetëm se për përmasat e të gjithë kësaj si të thuash nuk ka informacione të besueshme. Kjo do të thotë se lulëzojnë të gjitha llojet e teorive konspirative lidhur me atë se çfarë ndodh atje me të vërtetë.

Pyetje: Është përsëritur disa herë se sipas disa vlerësimeve bëhet fjalë për një qarkullim prej qindra milionë euro në vit. A është ky një dimension që mund të konsiderohet si realist?

Klotz: Eksporti legal i mallrave të jetës së përditshme i Serbisë në veriun e Kosovës vitin e kaluar ishte 260 milionë euro. Kjo është vetëm pjesa legale e cila ka kaluar kufirin përmes kontrolleve doganore, ndaj të cilave në të vërtetë Prishtina nuk kishte ndikim deri tani. Se çfarë ndodh anash me shkëmbimet në të zezë, shkëmbimet e shërbimeve, për këtë siç e thashë ka vetëm teori konspirative. Por këto 260 milionë bëjnë të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Kjo tregon përse Prishtina dëshiron që këto kontrolle kufitare të vendosen nën kontrollin e saj të rregullt. Dhe kjo është arsyeja e shpërthimit të konfliktit aktual.

Pyetje: T`i kthehemi edhe njëherë shkurt kriminelëve: siç duket në këtë rajon të Kosovës punojnë bashkarisht ndoshta kriminelë shqiptarë, ndoshta krimenlë serbë e kriminelë malazez, dhe siç duket ata kanë interesa të përbashkëta. A mund ta konfirmoni këtë?

Klotz: Krimi i organizuar nuk ka formë etnike. Dhe kështu ka qenë gjithmonë. Atje, që nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 për shembull kërkesat e popullatës shqiptare për tokë janë të mëdha. Nevojë për tokë, e cila pjesërisht më parë ka qenë në pronësi të serbëve. Dhe shumë serbë, të cilët janë larguar nga Kosova e kanë shitur tokën e tyre, por në raste shumë të rralla drejtpërdrejt tek shqiptarët që jetonin në Kosovë. Ky ka qenë një biznes i majmë dhe siç duket vazhdon të jetë ende. Dhe është një biznes që në masë të madhe është jashtë kontrollit. Ashtu si më parë në vend nuk ka shërbime kadastrale funksional,e për shkak se në vitin 1999 serbët kishin marrë me vete në Beograd dokumentacionin kadastral, të cilin ende nuk e kanë ktyher në Kosovë.

Pyetje: E përmendët se ka kaluar më shumë se një dekadë që ka përfunduar lufta në verën e vitit 1999. Cilat janë shkaqet që bashkësia ndërkombëtare nuk ka rritur ende që ta kthejë rendin dhe ligjin edhe në veri të Kosovës?

Klotz: Sepse bashkësia ndërkombëtare nuk është unike për këtë...

Intervistoi: Gerwald Herter (DLF)

Redaktoi: Esat Ahmeti/Auron Dodi