1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

El Kaida mbetet kërcënimi më i madh terrorist

Bergmann, Christina (DW-Washington)2 Maj 2008

Raporti vjetor amerikan mbi terrorizmin në botë: Në të ministria e jashtme amerikane vlerëson rrezikun për terror që paraqitet në secilin vend.

https://p.dw.com/p/DrjP
Atentat kakimkaz në Afganistan. Në Hindukush ka pasur 8000 të vrarë gjatë vitit 2007Fotografi: picture-alliance/ dpa

Konkluzioni për 2007-ën është se numri i atentateve terroriste ka rënë lehtë, por se numri i njerëzve që kanë humbur jetën është rritur. Vetëm në Irak janë vrarë, plagosur ose rrëmbyer vitin e kaluar 44.000 njerëz. Këta përbëjnë më shumë se gjysmën e viktimave të terrorit në mbarë botën. Në asnjë vend tjetër nuk janë regjistruar më shumë atentate terroriste ürej ministrisë së jashtme amerikane. Që numri i viktimave e kalon me pothuajse 2.000 atë të një viti më parë ka të bëjë me numrin në rritje të atentatorëve vetëvrasës, thotë Dell Dailey, bashkërendues për luftimin e terrorizmit në ministrinë e jashtme amerikane: 'Dhe këta janë fatkeqësisht mjaft të efektshëm, sepse kur një njeri është gati të japin jetën, atëherë ai ndërmerr gjithçka për ta rritur sa më shumë numrin e viktimave.'


Megjithatë, thotë Dailey, bota është bërë më e sigurt, sepse: 'Vendet në mbarë botën po plotësojnë vazhdimisht ligjet e tyre kundër terrorizmit, veçanërisht kundër financimit të tij, kundër pastrimit të parave. Forcat e tyre policore dhe organet e ndjekjes penale po i zgjerojnë aftësitë e tyre, ose me anë të ndihmës së shteteve më të fuqishme fiqinje ose me anë të organizatave shumëpalëshe.'


Por kërcënimi mbetet ekzistent. Derisa në Lindjen e Afërme, Indi ose Indonezi numri i atentateve terroriste ka rënë, ai është rritur për shembull në Somali dhe Afganistan. Madje në Pakistan ai është dyfishuar. Kuba, Koreja e Veriut, Sudani, Siria dhe para së gjithash Irani vazhdojnë të gjenden në listën amerikane të shteteve që mbështesin terrorizmin.


Në Evropë, thotë Dailey, ka veprimtari të konsiderueshme terroriste, megjithatë vendet evropiane janë në gjendje t'u bëjnë ballë kërcënimeve. Sipas tij, vendet evropianolindore nuk e kanë arritur ende këtë stad, por ato janë të vendosura që të mos kthehen në zona të sigurta tërheqjeje për terroristët.