1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

El Masri i kërkon Maqedonisë shpërblim

4 Shkurt 2011

Sot në Maqedoni ka filluar procesi për rastin e gjermano-libanezit Khaled el Masri, i cili u rrëmbye në fund të vitit 2003 nga agjentët amerikanë të CIA-s.

https://p.dw.com/p/10Ayk
Kaled El Masri German dhe avokati i tij, Manfred GnjidicFotografi: picture-alliance / dpa/dpaweb

El Masri i ka kërkuar qeverisë maqedonase 50 mijë euro shpërblim për dëmin e shkaktuar. Në procesin që ka filluar në Shkup ai ka dërguar avokatin e tij. Sipas të dhënave të tij, El Masri ndodhej për vitin e ri 2003 në një udhëtim në Maqedoni, ku agjentët e CIA-s e nxorën nga autobusi i udhëtimit. Më vonë atë e dërguan në Afganistan, ku u mbajt pesë muaj me radhë pa marrë akuzën. El Masri thotë se është torturuar.

Mazedonien Land und Leute Gericht in Skopje Amtsgericht Eingang
Gjykata e ShkupitFotografi: Petr Stojanovski

Tri javët e para të rrëmbimit ai është mbajtur në Shkup. Për të marrë të drejtën e dëmshpërblimit, avokati i tij duhet të dëshmojë se CIA mban në Maqedoni burgje sekrete. Qeveria e Shkupit nuk e pranon këtë. Rasti i Al Masri shkaktoi në Gjermani tronditje politike. Me të u morr një Komision Hetimor parlamentar.

Prokuroria e Mynihut lëshoi në fillim të vitit 2007 urdhërarresti kundër 13 agjentëve të CIA-s, të cilët duhet të kenë marrë pjesë në rrëmbimin e El Masri-t. Por ngjarja nuk është sqaruar asnjëherë krejtësisht. Përpjekjet e El Mastit për të marrë dëmshpërblim në SHBA dështuan në 2007 në Gjykatën e Lartë të vendit.

Autor: DW/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika- Kelmendi