1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania - Historia ime: Serbia

Ivica Petrovic / Diana Roscic1 Tetor 2012

Serbia vuan nga largimi i specialistëve të kualifikuar. Sidomos luftërat në ish-Jugosllavi në vitet 1990-të shkaktuan një valë masive emigracioni.

https://p.dw.com/p/163JY
--- DW-Grafik: Peter Steinmetz

Vetëm shteti afrikan Guinea-Bisao vuan më shumë se Serbia nga dukuria e “brain drain”, nga emigracioni i fuqisë së kualifikuar të punës. Në këtë rezultat ka arritur një studim i kryer nga World Economic Forum ("Global Competitiveness Report"), në të cilin janë analizuar 133 shtete. Këtij studimi i referohet sociologu Vladimir Grecic nga Universiteti i Beogradit në librin e tij "Diaspora e shkencëtarëve serbë".

"Për fat të keq Serbia nuk ka statistika të besueshme mbi numrin e personave me kualifikim të lartë, që janë larguar nga vendi", thotë Grecic. "Zyra e Statistikave në Serbi nuk është në gjendje të krijojë një bankë të dhënash mbi emigrimin nga Serbia dhe nuk ka asnjë institucion tjetër akademik, që të merret me këtë çështje."

Nuk ka statistika mbi emigracionin

Sipas regjistrit gjerman të statistikave të vitit 2011 në vitin 2010 në Republikën Federale të Gjermanisë jetonin rreth 200.000 serbë. Mesatarisht ata janë 36.5 vjeç, pra nën moshën mesatare të Serbisë (41,2 vjeç). Ata jetojnë prej mesatarisht 19.8 vjetësh në Gjermani. Krahasuar me vitin 2009 numri i serbëve në Gjermani është rritur me 8,6 për qind.

Sipas këtyre të dhënave statistikore në Gjermani jetojnë rreth 100.000 vetë nga ish "Serbia dhe Mali i Zi". Ndarja e shtetësisë së dy shteteve pasardhëse, të "Serbisë dhe Malit të Zi" bëhet që nga gushti i vitit 2006 e këtej. Edhe shifrat për Kosovën jepen më vete që nga maji i vitit 2008.

Serbia gjithmonë vend emigracioni

Serbia ka qenë gjithmonë një vend emigracioni, thotë sociologu Grecic. Në vitet 1990 shumica e emigrantëve serbë shkonin në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re. Pas vitit 2000 fokusi i emigrimit u zhvendos në vendet e Bashkimit Evropian.

Pas ndërrimit të shekujve edhe struktura e fuqisë punëtore, që largohej nga Serbia, ndryshoi, thotë profesor Grecic. "Në vend të punëtorëve të pakualifikuar, apo me kualifikim të ulët, tani ata që emigrojnë janë njerëz me formim profesional, shpesh nga fusha e teknologjisë së informacionit."



Një arsye kryesore për emigrimin në vitet 1990 ishte situata politike, lufta dhe sanksionet ndërkombëtare kundër Serbisë së qeverisur atëherë nga Sllobodan Millosheviçi." Por edhe në këtë periudhë arsyet ekonomike kanë qenë një shkak kryesor", shpjegon Grecic.

FILE - In this March 24, 1999, file photo, taken from television, former Yugoslav President Slobodan Milosevic addresses the nation from Belgrade, Serbia. Caption at bottom translates, "Slobodan Milosevic President of the Federal Republic of Yugoslavia." NATO war planes were hitting tanks with deadly precision in Serbia, aiming to degrade a despot's army and empower the ragtag rebel force, which appears to echo the air strikes on the forces of Libyan leader Moammar Gadhafi, although in Libya there is no endgame in sight, yet. (Foto:Darko Vojinovic, File/AP/dapd)
Slobodan MilosevicFotografi: dapd

Emigracion i shkaktuar nga lufta

"Emigrimi ka gjithmonë arsye të ndryshme", thotë Danilo Rakic nga organizata joqeveritare serbe, Grupa 484. "Varfëria, mungesa e stabilitetit, luftërat dhe sanksionet ndërkombëtare kanë shkaktuar një valë të madhe emigrimi që nga vitet 1990 deri më sot. Janë zgjedhur vendet, për të cilat është menduar, se janë më të përshtatshmet për të gjetur strehim." Për shembull, Gjermania.

"Shumë njerëz nga ish-Jugosllavia kanë të afërm në Gjermani", thotë Rakic. "Pra nuk është për t'u habitur, që në mesin e emigrantëve në Gjermani, Suedi, Belgjikë dhe Zvicër ndër azilkërkuesit, ose punëtorët emigrantë gjenden më shpesh serbë."



Por ka edhe serbë, që kthehen sërish nga Gjermania. Rade Nicolic pas studimeve për ekonomi në Beograd erdhi në Gjermani me anë të fondacionit Zoran Gjingjiç. Ai donte të kualifikohej dhe në vitin 2010 bëri një praktikë në Deutsche Bank.

Titel: Rade Nikolic Schlagworte: Rade Nikolic Deutschland - meine Geschichte Wer hat das Bild gemacht?: Ivica Petrovic Wann wurde das Bild gemacht?: 16.7.2012 Wo wurde das Bild aufgenommen?: Belgrad Bildbeschreibung: Rade Nikolic wurde im Rahmen der Berichterstattung für die DW fotografiert In welchem Zusammenhang soll das Bild/sollen die Bilder verwendet werden?: Artikel
Rade NikolicFotografi: Ivica Petrovic

Të rinjtë nuk kanë shanse të mjaftueshme

"Gjatë praktikës nuk doja të qëndroja në Gjermani, por të punoja në Serbi", tregon i riu i diplomuar. "Por në qoftë se do të isha për një kohë të gjatë i pakënaqur me situatën në Serbi, mund të jetoja padyshim jashtë vendit. Megjithatë fillimisht do të përpiqem të jem i suksesshëm në vendin tim."

Nëse një ditë ai do të vendosë të largohet nga vendi, motivimi kryesor i tij do të jetë i natyrës ekonomike, thotë Rade Nicolic. "Unë mendoj se shumica e të rinjve në Serbi ndjehen kështu. Ata ikin jashtë vendit, sepse këtu nuk kanë shanse të mjaftueshme."

Për arsye financiare një i ri në Serbi, që është në marrëdhënie pune, e ka vështirë të bëhet i pavarur nga prindërit, ankohet Nicolic. Përveç kësaj nuk ka mundësi të mjaftueshme për t'u specializuar.

Jovan Nikoliq

Jovan Nikoliq nga Serbia

Zarko Jovasevic

[No title]

Vukasin Savic

Savic