1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

030109 Simbabwe Cholera

Claus Stäcker5 Janar 2009

Organizata Botërore e Shëndetësisë mendon se numri i të infektuarve nga kolera në Zimbabve ka arritur në rreth 30.000, ndërkohë që shumë njerëz të tjerë nuk kanë as ujë të pijshëm dhe as medikamente.

https://p.dw.com/p/GS7W
Një vajzë kërkon ushqim nëpër plehraFotografi: picture-alliance/ dpa

Me gjendjen e vërtetë në Zimbabve nuk munden të njihen as gazetarët zimbabvianë, sepse presidenti Mugabe dhe përkrahësit e tij janë të plotfuqishëm dhe i pengojnë ata.

Parashikime pesimiste të gjendjes në Zimbabve

Me një rregullsi tragjike në Zimbabve bëhet realitet parashikimi më pesimist. Paralajmërimet se numri i rasteve të kolerës mund të arrijë deri në 60.000 tashmë nuk duken të ekzagjeruara. Në vitin që sapo ka nisur Organizata Botërore e Shëndetësisë vë në dukje se janë infektuar 31.000 njerëz. Sipas kësaj organizate, pavarësisht nga ndihmat ndërkombëtare në vlera milionëshe 1.600 vetë kanë vdekur prej kolerës.

Bildgalerie Jahresrückblick 2008 Dezember Simbabwe
Në Zimbabve mungon uji i pijshëmFotografi: AP

„Ende nuk ka medikamente.“ thotë një pacient i rraskapitur dhe i dehidratuar, i cili ka ardhur nga Afrika e Jugut përmes kufirit. Një grua shton: " „Ne qysh prej tre muajsh nuk kemi ujë të pijshëm dhe na është dashur të marrim ujë nga lumenjtë dhe proje të ndotur.“

Gazetarët vendas nuk munden të njihen nga afër me gjendjen, sepse shërbimi sekret i presidentit Mugabe përpiqet t´i mbrojë epiqendrat e epidemisë nga vëzhguesit.

Ndihma emergjente nga Evropa dhe Japonia

Lidhja e Organizatave të Kryqit të Kuq ka dërguar me mision shtatë ekipe emergjence nga Evropa dhe Japonia, në këtë mision marrin pjesë edhe anëtarët të Kryqit të Kuq të Gjermanisë. Këto ekipe mund të punojnë deri një muaj pa furnizime shtesë. Qeveria gjermane i ka vënë në dispozicion Kryqit të Kuq Ndërkombëtar një milionë euro shtesë. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme shprehu shqetësimin e madh për gjendjen alarmante në Zimbabve. Ata që janë përgjegjës në këtë vend duhet që ta angazhojnë më në fund partinë opozitare MDC, e cila ka fituar zgjedhjet, në punën e qeverisë duke mundësuar kësisoj një fillim të ri ekonomik dhe politik, thuhet në një apel politik drejtuar së fundi, që përsëri pritet të injorohet: „Njerëzit vdesin jo vetëm prej kolerës" - vë në dukje shefi i Insitutit afrikan Open Society për të Drejtën Civile, Musa Hlope nga Zvazilandi - "zimbabvianët vdesin edhe prej duarve të banditëve, të cilët veprojnë nën mandatin e aparatit të sigurisë. Ashtu si në kohën e Aparteidit në Afrikën e Jugut ata veprojnë jashtë çdo kuadri ligjor. “

Shembulli më i fundit është rasti i mbrojtëses së të drejtave qytetare Jestina Mukoko, e cila u rrëmbye prej policisë sekrete, u mbajt e fshehur për javë të tëra dhe siç duket e kanë torturuar. Të shtunën një gjyqtar i Gjykatës së Lartë, ndoshta një besnik ndaj qeverisë, refuzoi lirimin e Mukokos dhe të 31 disidentëve të tjerë. Ata akuzohen, sikur kanë dashur të rrëzojnë Mugaben.