1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdoan kërkon ndërhyrje të shpejtë kundër PKK-së në veri të Irakut

3 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0ej

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan ka kërkuar në konferencën për Irakun ndërhyrje të shpejtë kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut. Eshtë në interesin jetik të Irakut dhe fqinjëve të tij që Iraku të forcojë sigurinë e brendshme dhe stabilitetin, tha Erdoan. Kryeministri irakian Nuri al Maliki premtoi në konferencën në Stamboll kundërpërgjigje të ashpër kundër rebelëve të partisë kurde të punës PKK. Në konferencën për Irakun marrin pjesë përfaqësues të lartë nga rajoni, nga pesë fuqitë me të drejtë vetoje të Kombeve të Bashkuara dhe të G-8-s. Megjithëse temë qëndrore e takimit është situata në Irak, pjesëmarrësit i kanë kushtuar mjaft kohë kërcënimeve aktuale turke për një ofensivë kundër PKK-së në veri të Irakut.