1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogan akuza - Fondacionet gjermane mbështetin PKK kurde

4 Tetor 2011

Sikurse njoftojnë gazetat turke (3.10.) Erdogani foli për "fondacione gjermane" të cilat nuk donte t'i përmendte me emër. Ministria e Jashtme në Berlin i hodhi poshtë këto akuza.

https://p.dw.com/p/12l4Y
epa02919007 Turkish Prime Minister Recep Tayyip Erdogan waves to people as he gets into a car after arriving in Tripoli, Libya, on 16 September 2011. Erdogan arrived in Libya on 16 September as part of his 'Arab Spring' tour, during which he also visited Egypt and Tunisia. EPA/MOHAMED MESSARA +++(c) dpa - Bildfunk+++
Recep Tayyip ErdoganFotografi: picture-alliance/dpa

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ishte duke u kthyer nga një vizitë zyrtare në Maqedoni, kur ai i habiti gazetarët që po fluturonin në një avion me të me akuzat e tij: Fondacionet gjermane mbështetin PKK kurde e cila është jashtë ligjit.

Türkischer Ministerpräsident Erdogan und mazedonischer Ministerpräsident Gruevski in Skopje. Die Bilder sind heute am 29.09.11 in Skopje aufgenommen worden Agentur: MIA
Erdogani në ShkupFotografi: MIA

Erdogan tha se nuk dëshironte të tregonte se për cilat organizata e kishte fjalën. Por me sa duket akuzat i adresohen Shoqatës për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ dhe Bankës për Zhvillim KfW. GIZ dhe KfW janë prej shumë vitesh në Turqi, KfW ka financuar deri tani në emër të Ministrisë Federale të Ekonomisë më shumë se 100 projekte me grante ose kredi të buta, veçanërisht për furnizimin me ujë, kanalizimin dhe mbeturinat në Tyrker. Në mesin e tyre ka gjithashtu edhe projekte në lindje të Turqisë, në metropolin Dijarbakir ku jetojnë kryesisht kurdë.

Nur etwa 30 Prozent der Bevölkerung Kabuls - also rund eine Million Menschen - haben im Moment Zugang zum Trinkwasser. Das Stadtnetz sei rudimentär. Viele der Brunnen, aus denen die Menschen ihr Wasser holen, seien nicht tief genug angelegt. Das Wasser sei daher oft verunreinigt und schädlich, sagt die KFW Entwicklungsbank am 15.08.2011 (epd). Die Bilder hat uns unser Korrespondent Sayed Amin Behrad aus Kabul geschickt. Alle Rechte gehören der DW.
Fotografi: DW

Erdogan thotë se paratë e ndihmave në qytetet e favorizuara u kalohen prej kryetarëve të bashkive dhe prej politikanëve lokalë që i takojnë opozitës ose PKK-së, ose  biznesemenëve që janë pro PKK-së. Dhe kjo bëhet edhe me dijeninë e gjermanëve. Një akuzë pra që është e drejtuar jo vetëm kundër GIC dhe KfW, por edhe kundër Partisë Demokratike kurde BDP dhe Partisë Popullore Republikane, CHP, që ishin në fuqi deri në marrjen e pushtetit prej islamikëve të moderuar të Erdogan dhe ende kanë shumë kryetarë bashkie në Turqi.

Erdogan vetë nuk i komentoi (sot, 3.10.) më tej akuzat, në vend të tij  doli në publik ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu. "Ajo që mendon kryeministri, është se terrorizmi ndonjëherë mund të marrë mbështetje nën etiketa të ndryshme. Nga ana e donatorëve kjo gjë bëhet edhe në mënyrë të pandërgjegjshme. Unë mendoj me këtë se nuk janë vetëm fondacionet gjermane, por e them këtë në përgjithësi. Por është e rëndësishme të tregohet një farë kujdesi dhe vëmendjeje jo vetëm nga shteti, por nga të gjitha anët." - tha ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu.

Politikanët opozitarë i hodhën poshtë akuzat e Erdoganit.

Kjo nuk është hera e parë që Erdogani ngre akuza kundër institucioneve gjermane në Turqi. Edhe përfaqësuesit e fondacioneve politike si Friedrich-Ebert shihen prej vitesh me radhë me dyshim. Nëntë vjet më parë përfaqësues të këtij fondacioni janë nxjerrë në gjyq nën akuzën për "spiunazh" kundër Turqisë. Megjithatë akuzat dolën se ishin pa bazë.

 

Autor: Armin Hering  / Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti