1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogan bën thirrje për mitingje në përkrahje të tij

Angjelina Verbica (DPA)10 Qershor 2013

Dhjetëra mijëra turq protestojnë kundër stilit autoritar të qeverisjes megjithë kërcënimet e kryeministrit Erdogan. ai u bëri thirrje përkrahësve të tij për mitingje në mbështetje të qeverisë.

https://p.dw.com/p/18muS
Fotografi: Getty Images

Në Turqi janë ashpërsuar qëndrimet mes qeverisë dhe demonstruesve. Ndërsa në Stamboll dhe qytete të tjera sërish dolën në rrugë me dhjetëra mijëra njerëz për të protestuar kundër udhëheqjes së kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan, vetë kryeministri tregohet luftarak. Erdogan mbajti në disa qytete fjalime para pasuesve të tij dhe i quajti pjesëmarrësit në protesta plengprishës, që duan të pengojnë përparimin në Turqi. Për fundjavën e ardhshme ai u bëri thirrje përkrahësve të tij për mitingje në mbështetje të qeverisë. Në kryeqytetin Ankara policia përdori përsëri pompat e ujit, gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të dëbuar protestuesit nga një shesh qendror.

Demonstatë e përkrahësve të Erdoganit
Demonstratë e përkrahësve të ErdoganitFotografi: reuters

Arrestohen  përdoruesit e twitter-it

Në provincën jugore Adana policia turke ka arrestuar gjithsej 13 përdorues të tjerë të Twitter-it. Ata akuzohen, se kanë nxitur trazirat përmes internetit dhe kanë koordinuar sulmet ndaj forcave të policisë, njoftoi këtë të hënë stacioni turk CNN. Pesë nga të pandehurit u arrestuan të shtunën. Për këtë ka pasur shumë kritikë nga jashtë. Twitter dhe Facebook janë për shumë kundërshtarë të qeverisë mjetet kryesore të komunikimit.

Özdemir e konsideron kryeministrin turk të dobësuar

E ngarkuara e BE për politikën e jashtme, Catherine Ashton, i tërhoqi vemendjen qeverisë turke qëndrimi i aj ndaj opozitës dhe mundësia për pranim në BE janë të lidhura me njëra-tjetrën. Kryetari i Partisë ekologjike gjermane, Cem Özdemir, mendon se protestat masive e kanë dobësuar kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan. Në kampin politik të Erdoganit ka gjithnjë e më shumë njerëz, të cilët janë  të pakënaqur me stilin qeverisës të kryeministrit, tha Özdemir pas një vizite në Turqi të hënën në radion RBB-Info. "Përmes qëndrimit të tij Erdogan rrezikon pushtetin e partisë qeverisëse AKP, i cili bazohet në suksesin ekonomik të Turqisë, tha kreu i të Gjelbërve. "Nëse investitorët e huaj tërhiqen, atëherë është në rrezik modeli i suksesit të AKP-së. Me reagimin e tij të ashpër Erdogan sharron në degën, mbi të cilën është ulur", tha Ëzdemir, i cili nuk pret përfundimin e shpejtë të protestave.

Ndërhyrja e policisë kundër demonstruesve në Ankara
Ndërhyrja e policisë kundër demonstruesve në AnkaraFotografi: Marco Longari/AFP/Getty Images