1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdoganin e presin sfida të mëdha në Bruksel

Thomas Seibert/Bahri Cani21 Janar 2014

Me reagimet e tij ndaj aferave të korrupsionit, kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan rrezikon përkeqësimin e raporteve me BE. Por duket se ai po e bën këtë me qëllim.

https://p.dw.com/p/1AuAb
Fotografi: Reuters

Kur Erdogani të takohet këtë të martë (21.01.2014) në Bruksel me presidentin e Këshillit të BE, Herman Van Rompuy, Komisionerin e BE José Manuel Barroso dhe kryetarin e Parlamentit Evropian Martin Schulz, duhet të jetë i gatshëm për të pritur fjalë kritike. Shumë përfaqësues të BE e kanë kritikur ashpër ditët e fundit sjelljen e qeverisë dhe kryeministrit turk, pas aferave për korrupsion në këtë vend. Erdogani dhe qeveria e tij kanë larguar nga puna shumë policë dhe prokurorë dhe kanë forcuar influencën e qeverisë tek organet e drejtësisë.

Erdogani i ka justifikuar këta hapa me mbështetjen qeveritare të organeve juridike. Por kritikët thonë se masat e qeverisë turke kanë cënuar ndarjen e pushtetit në Turqi. "Turqia gjendet në krizë shtetërore", thotë Andrew Duff, anëtar i Komisionit të përzier parlamentar BE-Turqi, në bisedë me Deutschen Wellen. Ndaj procesi i negociatave mes BE dhe Turqisë mund të ndalet.

"Rreziku më i madh se kurrë më parë"

Duff pret nga Erdogani shpjegime të bindshme për masat e ndërmarra dhe për akuzat ndaj Fethullah Gülenit, i cili një kohë ka qenë bashkëpunëtor i tij. Nga perspektiva e eurodeputetes së CDU, Renate Sommer, rreziku për procesin e afrimit të Turqisë me BE "nuk ka qenë kurrë më i madh". Ajo shpreson se Barroso dhe të tjerët do të flasin me fjalë shumë të qarta, thotë ajo për DW.

Symbolbild EU Türkei Flagge
Foto simbolike Turqi-BEFotografi: picture-alliance/dpa

Qeveria e Erdoganit pohon se është e gatshme të bisedojë për të gjitha temat dhe sfidat kontestuese, siç është edhe krijimi i një Këshilli të Lartë të gjykatësve dhe prokurorëve, pohon ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu. Por të brengos vendimi i qeverisë që ky Këshill t'i nënshtrohet asaj.

Ankaraja bën bashkëpërgjegjëse vendet e BE

Por gatishmëria e Ankarasë për negociata ka kufi. Fjala është për përpjekjet e qeverisë turke që të evitojë ndërhyrjet nga jashtë, thotë Davutoglu. Çdo kritikë ndaj Turqisë duhet t'u përmbahet normave të BE. Me fjalë të tjera: Ankaraja i trajton kritikat që vijnë nga Brukseli si përzierje në punët e brendshme.

Davutoglu i ka fajësuar së fundi Britaninë e madhe dhe Francën për kritikat ndaj aferave të korrupsionit: Londra dhe Parisi duan që të pengojnë fuqinë rajonale, Turqinë. Megjithatë Ankaraja nuk pret ndonjë krizë. Davutogla tha se qeveria e tij kërkon hapjen e shpejtë të kapitujve të tjerë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE. Por në BE nuk janë tepër të kënaqur me këto ide.

Erdogani më mirë të mbetet në shtëpi

Për Erdoganin do të ishte më mirë të mbetet në shtëpi se sa të shkojë në Bruksel, mendon analisti Semih Idiz. Në një intervistë për DW ai pohon se kryeministri nuk mund të llogarisë mirëkuptim për politikën e tij në Bruksel. Erdogani mendon se politika e brendshme është më e rëndësishme se ajo e BE. Ndaj nuk ka reformuar deri në fund sistemin e drejtësisë, siç kërkohet me rregullat e BE. Erdogani ka bërë disa reforma në vitin 2010, por tani do ti ndryshojë përsëri, sepse po i pengojnë në zbatimin e pushtetit të tij brenda vendit.

Global Media Forum GMF 2011 Semih Dündar Idiz Türkei
Analisti turk Semih IdizFotografi: DW

Erdogani nuk shqetësohe shumë për kritikat nga BE, thotë Idiz, sepse në Turqi ka rënë mbështetja e idesë për integrim në BE. Evropa nuk është tani tema më e rëndësishme në Turqi. Megjithatë, Erdogani nuk është i interesuar që procesi i anëtarësimit të ndalet krejt, thotë Idiz. Erdogani nuk do të lejojë dështimin e plotë, por "me zemër nuk e mbështetë këtë proces".