1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erler për Ukrainën: Hetim i pavarur ndërkombëtar për akuzat e HRW

Christine Meier23 Tetor 2014

Human Rights Watch e ka akuzuar qeverinë ukrainase se në luftimet kundër separatistëve në lindje të vendit ka përdorur bomba dispersive. Kievi i hedh poshtë akuzat. Lidhur me këtë temë Gernot Erler foli me kanalin ARD.

https://p.dw.com/p/1Da41
Gernot Erler
Fotografi: picture-alliance/dpa

ARD: A mund të besohet ajo që thotë ushtria ukrainase se nuk e kanë bërë ata pasi parimisht ata nuk qëllojnë kundër civilëve dhe aq më pak me të tilla bomba?

Erler: Qeveria gjermane nuk ka të dhëna për këtë por Human Rights Watch është një organizëm serioz dhe projekti u krye në bashkëpunim me NYT që do të thotë se nuk mund të mendohet se drejtohej kundër qeverisë ukrainase. Për këtë arsye kemi një nevojë të madhe për sqarim dhe për këtë duhet kërkuar patjetër një shqyrtim ndërkombëtar, i pavarur.

Për bombat dispersive dhe të tjera gjëra që ndoshta kanë ndodhur më parë a shihni një gatishmëri në Ukrainë për t'u marrë me një detyrë të tiellë apo thjesht për ta pranuar?

Erler: Nuk është rasti i parë që dëgjojmë për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Kështu ishte edhe me shkëmbimet e zjarrit me gati 100 të vdekur në 20 shkurt në Maidan në Kiev, kështu edhe me 42 viktimat në 2 maj në Odesë, të cilat humbën jetën në një ndërtesë të sindaktave, kështu ishte në rastin e MH17 dhe tani kemi bombat dispersive. Për një të ardhme të mirë të Ukrainës na duhet të shmangim pandëshkueshmërinë në rast krimesh të tilla pra na duhet zbardhje e ngjarjeve. Të gjitha palët duhet të jenë të interesuara për këtë.

Ne në Perëndim kemi supozuar se Rusia nuk thotë të vërtetën. A duhet tani të ndryshojmë mënyrën e të menduarit dhe të themi se ndoshta kemi qenë të padrejtë me Rusinë?

Erler: Unë besoj se çdo rast duhet parë në mënyrë të veçantë. Unë vetë nuk mendoj se nga një anë kemi ëngjëj dhe nga ana tjetër djaj. Nëse shohim propagandën dhe dezinformimin që bëjnë të dyja palët atëherë faji dhe problemet rëndojnë tek të dy palët.

Përdorimi i bombave dispersive gjatë armëpushimit do të thotë edhe se armëpushimi nuk po respektohet. Të dielën në Ukrainë do të mbahen zgjedhje. A mendoni se nga këto zgjedhje do të ketë më shumë stabilitet?

Erler: Mundësia ekziston. Ka zgjedhje të cilat bëjnë që të kemi përsëri një parlament legjitim, Rada deri tani duket se i përket një tjetër bote dhe atje praktikisht nuk ka më shumë parti. Kështu nuk mund të bëhet një politikë e arsyeshme. Pra ky është një shans për një fillim të ri. Kjo natyrisht varet nga rrjedhja e qetë dhe normale e zgjedhjeve dhe nga mundësia për të krijuar më pas një shumicë të qendrueshme. Kjo është natyrisht ajo që shpreson edhe Presidenti ukrainas Poroshenko.

Në zonat e pushtuara nga separatistët nuk do të mbahen zgjedhje ose do të mbahen zgjedhje të veçanta pa vëzhgues të OSBE apo vëzhgues të zgjedhjeve. A mundë të çojë kjo në një bashkëekzistencë paqësore apo ngrihet që në fillim pyetja se çfarë lloj zgjedhjesh do të jenë ato?

Erler: Duhet të kemi të qartë se 2 milionë vetë në Ukrainë nuk do të mund të marrin pjesë në këto zgjedhje. Në Krime, e cila i përket Ukrainës, nuk do të ketë zgjedhje. Në lindje të vendit votimet do të mbahen në vetëm 12 nga 32 qarqet elektorale. Kjo sigurisht është një mangësi për zgjedhjet. Kërkesa më e rëndësishme duhet të jetë që edhe separatistët t'i përmbahen ligjeve ukrainase. Këtu presim që Moska të ushtrojë ndikimin e saj mbi separatistët që në 2.11. të mos mbajnë zgjedhjet e tyre por të pranojnë këto zgjedhje të përgjithshme në Ukraine.