1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

EURO 2008: Futboll dhe kulturë

Korina Hening 9 Qershor 2008

Ekipi kombëtar i Gjermanisë ka startuar mbrëmë në kampionatin europian të futbollit në Austri me fitore ndaj Polonisë. EURO 2008 shoqërohet edhe me një program të pasur kulturor.

https://p.dw.com/p/EG4I
Tifozë gjermanëFotografi: AP

70 mijë sportdashës në bërthamën historike të qytetit midis Burg-Teatrit dhe Hofburg-ut. Të krijohet përshtypja sikur e gjithë Vjena është një lloj stadiumi. E gjithë Vjena? Jo, sepse vjenezi natyrisht që nuk lejon t'ia marrin kulturën, thotë Doris Trinka nga marketingu i qytetit:

"Po, ne natyrisht që duam të paraqitemi edhe si qytet i kulturës. Ne jemi shumë të gëzuar që Kampionati Evropian i Futbollit zhvillohet te ne. Ne gëzohemi që në qytetin tonë kemi një ngjarje kaq madhështore dhe të madhe sportive. Por Vjena megjithatë është qytet i kulturës dhe i muzikës dhe ka një traditë të madhe edhe si mikpritëse."

Burgtheater in Wien
Burtg-TeatërFotografi: dpa

Vjena do të paraqitet edhe si qytet kulture

Ato ekzistojnë, zonat e qetësisë për ata që nuk e kanë qejf futbollin ose për atë që i do të dyja, futbollin dhe kulturën, dhe këtë jo vetëm në kafene. Klasikja vjen te sportdashësit me një koncert gratis të Djemve Këngëtarë Vjenezë në përurimin e të zonave të sportdashësve. Tri ditë më vonë pason një element klasik i një lloji krejt tjetër. Bob Dylan do të debutojë në Stadthalle të Vjenës, në sallën e bashkisë së qytetit në çelje të aktiviteteve me një melanzhë të muzikës pop dhe asaj klasike dhe natyrisht, edhe futbolli është vetë kulturë:

EURO 2008 Vorbereitungen Public Viewing in Wien
Në qendër të Vjenës, "Public Viewing"Fotografi: picture-alliance / dpa

Një ekspozitë e posaçme i kushtohet historisë së futbollit evropian.

USA Spanien Musik Preis an Bob Dylan
Bob Dylan do të dalë në skenë më rastin e EURO 2008, VjenëFotografi: AP

"Eshtë diçka shumë interaktive me shumë elemente, pra jo vetëm për të parë, por edhe për të marrë pjesë vetë. Midis të tjerave mund të bësh gol dhe kështu të pengosh disfatën austriake kundër ishujve Faroer."

Sa afërsi ka letërsia dhe muzika klasike me futbollin?

Bota letrare do të ndihet më 23 qershor në Kazinonë e Burgteatrit, ekipi kombëtar i autorëve gjermanë do të ndeshet me lexim me kolegët nga Austria. Që pasdite, të dyja ekipet do të takohen me njëri-tjetrin në fushën e futbollit. Vendi nuk është përcaktuar qartë, por puna atje do të merret seriozisht, tregon bashkëthemeluesi gjerman i ekipit, Tomas Brusig:

"Pastaj do të diskutohet në kabinë se kush bën pjesë në 11-en startuese. Shpesh te ne dominojnë futbollistët e vërtetë dhe këtu do të kisha dëshiruar pak më tepër distancë."

Para finales së Kampionatit Evropian do të ketë një takim të nivelit të lartë para Kështjellës Shynbrun (Schönbrunn). Çifti ideal i këngëtarëve, Ana Netrebko dhe Rolando Villazon do të ndeshet me Placido Domingon, finale kulturore.

Russland Österreich Anna Netrebko Musik Opernball Wien
Sopranistja Anna Netrebko do të këndojë në VjenëFotografi: AP