1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Euro 2008: Kampionja e botës Italia, me disfatë që në start

Mimoza Kelmendi10 Qershor 2008

Në kuadër të Euro 2008-ës mbrëmë në Bern kampionja e botës, Italia, pësoi humbje të thellë në lojën e parë të grupit C, me rezultatin 0:3 me Hollandën.

https://p.dw.com/p/EH6g
Italia mundet - Massimo Ambrosini, 9 qeshor 2008
Italia mundet - Massimo Ambrosini, 9 qeshor 2008Fotografi: AP

Golat u shënuan nga Ruud van Nistelroi, Veslej Snajder dhe Xhovani van Bronkhorst. Pas ndeshjes, trajneri i tulipanëve Van Basten, u shpreh i kënaqur për fitoren ndaj kampiones së botës: Ne e dinim se do të përballemi me ekipin kampion. Kjo nuk ka qenë e lehtë, por ne arritën të bënim tre gola. Jam shumë i lumtur që arritën këtë fitore ndaj kampiones së botës. Pas kësaj ndeshjeje të gjithë duhet të na marrin parasysh", ka deklaruar Van Basten.

Ndërsa trajneri italian, Donadoni, u shpreh i shokuar: "Jam shumë i shokuar pas kësaj humbjeje.Tani duhet të ndryshojmë diçka për të arritur fitore në dy ndeshjet e ardhëshme", tha Donadoni.

Me barazim pa gola përfundoi ndeshja e parë në Grupin C mes Francës dhe Rumanisë. Ndeshja u zhvillua në Cyrih të Zvicrës.