1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa e lehtësuar pas zgjedhjeve në Francë

Nina Niebergall
9 Maj 2017

Shqetësimi se mos presidente në Francë bëhej Marie Le Pen ishte madh, prandaj lehtësimi që fitues doli Emmanuel Macron është edhe më i madh.

https://p.dw.com/p/2cbVq
Frankreich Sklaverei-Gedenktag
Fotografi: Getty Images/AFP/E. Feferberg

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker shkroi në Twitter se është "i lumtur që francezët votuan për një të ardhme evropiane."  Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini shkroi në Twitter, se është gati për bashkëpunim "për ta rigjallëruar BE-në". Italiania e përfundoi mesazhin e saj me fjalët solemne: "Vive la France, vive l'Europe" - "Rroftë Franca, rroftë Evropa." Edhe Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk e përgëzoi "popullin francez", që votoi për "lirinë, barazinë dhe vëllazërinë" dhe jo për "tiraninë e fake news".

"Fitorja e Macronit është frymëzim për Francën dhe Evropën," tha kryeministri grek Alexis Tsipras. Kurse kryeministri spanjoll Mariano Rajoy postoi në Twitter: "Urime të përzemërta për presidentin e ri të Francës. Ne, Franca dhe Spanja, duhet të punojnë së bashku për një Evropë të qëndrueshme, të begatë dhe më të integruar."

Straßburg EU-Parlament Parlamentspräsident Tajani
Antonio TajaniFotografi: Getty Images/AFP/P. Hertzog

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, dhe deputetë të të gjitha grupeve politike i dërguan urimet e tyre Francës. Megjithatë, disa politikanë të majtistë dhe të gjelbër thanë se Evropa duhet të bëjë kujdes sepse votat e shumta që fitoi Le Pen janë edhe për shkak të disiplinës së rreptë fiskale që është imponuar nga Brukseli. Në këndvështrim afatgjatë BE-ja duhet të jetë më solidare - përndryshe Marine Le Pen mund të ketë një shans real që të bëhet presidente e Francës pas pesë vjetësh.

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel (SPD) bëri thirrje për ta mbështetur presidentin francez, sepse sipas tij nëse Macron dështon dhe presidente bëhet Marie Le Pen BE-ja është në rrezik të shpërbëhet. Sigmar Gabriel tha se edhe qëndrimi i Gjermanisë ndaj Francës duhet të ndryshojë, sepse prej qëndrimit gjerman Franca ka hyrë edhe më tepër në krizë dhe madje Gjermania ka përfituar prej krizës. Tani sipas Gabrielit ka ardhur koha që gjermanët t'u ndihmojnë francezëve.

Populistët e djathtë ngushëllojnë Le Pen

Populistët e djathtë shpresojnë që Macron do të dështojë. Luftëtari për Brexit-in, Nigel Farage, e inkuruajoi Marie Le Pen që ajo të vazhdojë politikën e saj sepse kështu mund të fitojë zgjedhjet në vitin 2022. Kurse populisti i djathtë holandez Geert Wilders tha "Miliona patriotë votuan për ty. Ti do të fitosh herën tjetër - dhe unë po ashtu".

Niederlande | Fanny Facsar berichtet über die Wahl | #NewNationalism
Fotografi: Donny Hopes

Edhe kryetari i partisë populiste të djathtë të Austrisë FPÖ, Trache, shkroi në FB "Le Pen arriti  me rreth 34 për qind rezultatin më të mirë të një kandidati të Frontit Kombëtar. Populistët e djathtë kanë arritur kështu në Francë "një pozicion të shkëlqyer fillestar" për zgjedhjet parlamentare që zhvillohet pas disa javësh.

Si do të vazhdojë më tej?

Se sa i mirë do të jetë bashkëpunimi me presidentin e ri francez, këtë tani nuk e di askush. Me kërkesat e saj për një eurozonë më të fortë euro me buxhetin dhe parlamentin  e vet si dhe me një Ministri të vetën të Financave ai nuk ndesh vetëm në miratim. Sidomos nga Berlini pritet të ketë kundërshtime. Në të njëjtën Macroni premtoi gjatë fushatës zgjedhore që në të ardhmen do të përpiqet të respektojë kufirin e deficitit të përcaktuar nga Brukseli - një premtim që i gëzon qeveritë konservatore të BE-së. Sepse në vitet e fundit, Franca ka hyrë sërish në borxhe më të lartanga sa lejohet zyrtarisht nga rregullat e BE.

E qartë është se pas zgjedhjeve në Francë kartat brenda BE-së do të ripërzihen. Por një gjë është e qartë, Macron nuk është zgjidhja për të gjitha problemet. Për sa kohë që Marine Le Pen vazhdon të ketë pas vetes miliona francezëve, populizmit i djathtë nuk është mundur ende. Gjithësesi për Evropën punët mund të kishin shkuar edhe shumë më keq.