1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gazeta Süddeutsche Zeitung mbi stadin e demokracisë në Evropën Juglindore

Süddeutsche Zeitung (vfb)14 Korrik 2012

Në numrin e së premtes (13.07.2012) Süddeutsche Zeitung boton një analizë mbi stadin e demokracisë në Evropën Juglindore duke marrë shkas nga zhvillimet në Rumani, Bullgari, Greqi dhe Hungari.

https://p.dw.com/p/15XMZ

Sipas 'Süddeutsche Zeitung' disa nga arsyet e deficiteve të demokracisë në vendet e Evropës Juglindore janë: "Juglindja e Evropës është për BE-në një rajon i shqetësimeve dhe i krizave. Jo vetëm për shkak të problemeve, që ka lënë pas shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe jo vetëm për shkak të rreziqeve që ka shkaktuar keqmenaxhimi i ekonomisë në Greqi në zonën e euros. Edhe devijimi i Hungarisë në nacionalizëm bombastik dhe autoritar e rëndon bashkëjetesën në një aleancë popujsh, e cila priret nga liria, mirëqenia, pluralizmi dhe drejtësia. Edhe zhvillimet negative në Rumani e Bullgari krijojnë një shqetësim të vazhdueshëm. Ishte i madh numri i qytetarëve dhe i politikanëve, të cilët në 2007 e konsideronin si të nxituar antarësimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë në BE. Asokohe të dyja këto vende nuk i përmbushnin standardet demokratike të bashkësisë , e çka është më e rëndësishme ato nuk kanë ndërmarrë sa duhet për një drejtësi të pavarur dhe kundër korrupsionit. ...

Deutschland Presse Logo Süddeutsche Zeitung

E sado paradoksale që duket, pranimi i Bullgarisë dhe i Rumanisë në BE nga këndvështrimi hisotrik është vendim i drejtë. Pikërisht në kohë krizash kuptohet, se si do të ishte ndjerë populli i varfër rumun, në qoftëse ai do të ishte lënë i vetëm në dorë të elitës së vet politike të eutr për fitim dhe të paaftë për veprime të përbashkëta demokratike. ...

Ashtu si në Greqi edhe në Rumani tani nuk bëht fjalë thjeshtë nëse pushtetin e ka kampi i majtë apo i djathtë - të dyja kampet i kanë çuar këto vende drejt greminës. Kjo e rrit përgjegjësinë e BE-së në mënyrë, që demokracia në këto vende të hedhë rrënjë të reja dhe të lëshojë degë të reja.", shkruan 'Süddeutsche Zeitung' në numrin e së premtes (13.07:2012)