1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fërkime mes Tiranës e Shkupit për çështjen e vizave

Ben Muka31 Janar 2008

Shtyhet vizita e kryeministrit maqedonas, Gruevski në Tiranë

https://p.dw.com/p/D0DM
TiranaFotografi: DW / Aida Cama

Tirana dhe Shkupi duket se po kalojnë një periudhë të vështirë të bashkëpunimit mes tyre. Veç shtyrjes së vizitës së kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski në Tiranë, e planifikuar pëër t'u zhvilluar në mes të muajit shkurt, është shtyrë dhe një takim dypalësh në nivel ekspertësh që do te diskutonin problemin e regjimit të vizave.

Gruevski Statement.jpg
Nikola Gruevski, kryeministri maqedonasFotografi: DW/MIA

Sekretari i pergjithshem i ministrisë së jashtme në Tiranë, Ferid Hoxha u shpreh mbrëmjen e kaluar se qeveria shqiptare është e angazhuar për të kapërcyer problemet teknike -siç i quajti ai- që kanë lindur së fundi mes dy vendeve.

Më herët opozita në Shqipëri kritikoi ministrinë e jashtme, për siç thotë ajo, pamjaftueshmëri dhe paaftësi të angazhimit të saj në zgjidhjen e problemit të vizave që ka lindur së fundi mes dy vendeve fqinje.