1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fakte të reja nga arkivat e Shtazit

27 Maj 2009

RDGJ-ja dhe e ashtuquajtura Republika Federale e Gjermanisë mjaft të lidhura me me njëra-tjetrën edhe gjatë kohës së luftës së ftohtë

https://p.dw.com/p/Hy8e
Gazeta
Fotografi: picture-alliance/dpa

Vrasja e studentit Benno Ohnesorg gjatë protestave te qershorit të vitit 1967 prej Karl Heinz Kurras, një polic nga Berlini Perëndimor, i cili ishte në shërbim të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit në ish-RDGJ dhe veprimtaria e Zyrës për administrimin e dosjeve të Shtazit që drejtohet nga Marjane Birthler është sot temë qendrore në të përditshmet gjermane. Asokohe hetimet arritën në përfundimin se polici Kurras, punonjës i Sektorit të Mbrojtjes së Shtetit të Policisë së Berlinit Perëndimor, pati vepruar në vetëmbrojtje dhe u shpall i pafajshëm për shkak të mungesës së dëshmive.


Fillimisht lidhur me këtë në 'Der Tagesspiegel' të Berlinit lexojmë:

"Eshtë shqetësues fakti që zyra e dosjeve të Shtazit përmes mënyrës joprofesionale të trajtimit të temave, njëra prej tyre është rasti i policit Kurras, përsëri sfidon çështjen e vetekzistencës së saj. Ajo kështu në mënyrë indirekte punon për ata të cilët mbylljen e këtij institucioni do ta bënin më me dëshirë sot e nuk do ta linin për nesër. Në periudhën e ardhshme legjislative do të vëzhgohet me imtësi kjo zyrë një grup ekspertësh për të shqyrtuar mundësitë që ajo të integrohet në arkivën federale. Kjo tingëllon mirë por do të thotë po ashtu se në bazë të ligjit për arkivën federale dosjet duhet të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të vitit 2019."

Po për të njëtën temë nga 'Westfäliche Nachrichten' shkëpusim:

"Se sa të ngërthyera ishin me njëra-tjetrën RDGJ-ja dhe e ashtuquajtura Republika Federale e Gjermanisë edhe gjatë kohës së luftës së ftohtë kuptohet tani edhe përmes zbulimit të agjentit të Shtazit Karl-Heinz Kurras. Vetëm nëse në opinionin publik do të vazhdojë të jetë i gjallë interesi për ndriçimin e rasteve, nëse ai vazhdon të ketë para sysh faktin se edhe në Gjermaninë Perëndimore ka pasur të atillë që kanë lidhur pakte me regjimin e Honeckerit, vetëm atëherë do të jetë e mundur që të kemi zbulime të reja për këtë çështje."

Autor: Esat Ahmeti
Redaktoi: Pandeli Pani