1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

FAZ: 15 pika në rrugën drejt normalitetit

Angjelina Verbica (M.Martens, Faz)22 Prill 2013

Gazeta FAZ informon me detaje për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, që ajo e quan një modus vivendi.

https://p.dw.com/p/18Ke8

Për Ivica Dacicin fundjava filloi me kërcënime me vdekje. Sapo kryeministri i Serbisë deklaroi natën duke u gdhirë e shtuna, se kishte rënë dakord në Bruksel me kryeministrin kosovar Hashim Thaci për një marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, mbështetës të (SNS), "Partisë radikale serbe", ultranacionaliste shpërndanë trakte me numrin e telefonit mobil të Daçiçit dhe bënë thirrje për protestë kundër "tradhtisë" ndaj Kosovës përjetësisht serbe.

(....) Por partia e Seseljit, për të cilin tribunali i Hagës pas shtyrjeve të shumta do të marrë një vendim në tetor, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar nuk është më e përfaqësuar as në parlament. Atje vetëm fraksioni i kryeministrit të dikurshëm, Vojisllav Kostunica shprehet kundër çdo afrimi me Kosovën. Kështu që Daçiçi mund të llogarisë me një mbështetje më të madhe se Thaçi në Prishtinë.

Qeveria kosovare praktikisht nuk ka se ç'të thotë në Asocacion

Në thelb zgjidhja e parashikuar përfshin pikërisht atë kompromis, të cilin Daçiçi e pati skicuar së fundi në bisedë me FAZ: komunat dhe enklavat serbe në Kosovë mund të bashkohen në një asosiacion me kompetenca të gjëra, ku qeveria kosovare praktikisht nuk ka se ç'të thotë. Për këtë do të hiqet dorë nga strukturat paralele, ose ato do të inkuadrohen në kushtetutën kosovare.

Kjo shprehet më së qarti në pikat, që kanë të bëjnë me policinë dhe gjyqësorin, pikat 7 deri 10 të marrëveshjes, e cila përfshin gjithsej 15 pika. Aty Beogradi pranon, që të gjithë policët në Kosovë, pra edhe ato në veriun e kontrolluar nga serbët, do të varen nga policia kosovare dhe do t'i marrin pagat vetëm nga Prishtina. Në të ardhmen ministri i brendshëm kosovar do të emërojë shefin e policisë në veri, megjithatë kandidati duhet të jetë serb nga Kosova, i propozuar nga kryetarët e bashkive të komunave serbe atje.

Shpërbërja e Asosacionit ndalohet

Sipas marrëveshjes, gjykatat serbe në veri të Kosovës, të cilat deri tani kanë punuar të pavarura nga Prishtina, do të integrohen formalisht në sistemin kosovar të drejtësisë, por kjo në përditshmen gati nuk do të vihet re. Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë do të ketë një dhomë të veçantë me kompetenca për ato raste, që prekin enklavat dhe komunat serbe. Shumica e gjyqtarëve të këtyre dhomave duhet të vijnë nga "radhët e serbëve të Kosovës". Dhoma nuk do të jetë në Prishtinë, por në veri të Mitrovicës, në qendrën politike dhe ekonomike të serbëve të Kosovës.

Shprehimisht thuhet se qeveria kosovare nuk mund ta shpërbëjë asosiacionin e komunave serbe (ose vetëm me aprovimin e tij). Marrëveshja parashikon edhe, që Serbia t'i japë fund praktikës së organizimit të zgjedhjeve komunale dhe parlamentare serbe në veri dhe në enklava. Në vend të tyre në komunat serbe qysh në vitin 2013 do të mbahen zgjedhjet komunale të OSBE-së "në kuadër të kushtetutës kosovare".(....)