1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

FC Bayern fiton kupën e Federatës Gjermane të Futbollit

PP20 Prill 2008

Luca Toni shënon golin e fitores në kohën shtesë

https://p.dw.com/p/Dl5q
Pamje nga ndeshja FC Bayern dhe Borussia Dortmund
Pamje nga ndeshja FC Bayern dhe Borussia DortmundFotografi: AP

FC Bayern fitoi për të 14-tën herë kupën e Federatës Gjermane të Futbollit. Ekipi bavarez fitoi me kohë shtesë me rezultatin 2:1 ndaj ekipit Borussia të Dortmundit.

Luca Toni shënues i dy golave në ndeshjen me Borussia Dortmund
Luca Toni shënues i dy golave në ndeshjen me Borussia DortmundFotografi: AP

Ndeshja u zhvillua në Stadiumin Olimpik të Berlinit në prani të 72 954 spektatorëve. Golin e fitores e shënoi në minutën e 103-të Luca Toni, i cili kishte shënuar për FC Bayernin edhe golin e parë në minutën e 11-të. Golin e barazimit për Borussian e shënoi Mladen Petric në minutën e 90-të.