1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fenomeni "Schlaemer" dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjermani

22 Gusht 2009

Ndërsa partitë kryesore gjermane janë duke zhvilluar një fushatë elektorale pa shkëlqim, një sfidues i kancelares Angela Merkel është duke fituar për momentin me lehtësi zemrat e miliona votuesve gjermanë.

https://p.dw.com/p/JGJy
Fotografi: waehle-schlaemmer.de

Megjithë mega-krizën ekonomike dhe financiare, në fushatën elektorale gjermane ka një element jashtë realitetit. Si për inat të shumëkujt, ai po e sfidon klasën politike në një film satirik të komedianit, Hape Kerkeling, i cili luan rolin e protagonistit Horst Schlaemmer, një gazetar province me një pamje komike të pazakontë që do të bëhet kancelar.

“Unë quhem Horst Schlaemmer, dhe dua të bëhem kancelari i ardhshëm i Gjermanisë” - thotë protagonisti, i filmit të aktorit satirik Hape Kerkeling “Në garë për kancelar“.

Në këtë film Schlaemmer është thuajse gjithçka që urrejnë gratë në jetën reale. Ai është ne mes të 50-tave dhe shfaqet gjithë kohën i pakrehur, ka mustaqe si të misrit dhe dhëmbë protezë që duken të tmerrshme. Ai përpiqet të fitojë vota për partinë e tij të krijuar me shpejtësi, Partia Horst Schlaemmer, HSP, duke prodhuar papushim platituda dhe parrulla politike boshe. Gjermanët e pëlqejnë pa masë atë dhe duket se nuk bëjnë ndonjë diferencë të madhe mes komedianit dhe figurës që ai luan.

Pllakat i filmit të Horst Schlaemmer "Isch kandidiere!"
Pllakat i filmit të Horst Schlaemmer "Isch kandidiere!"

Satira zëvendëson politikën në vitin e zgjedhjeve 2009

“Më pëlqen, ai të shkrin gazit, pale pamja, mustaqet dhe të tjerat.... për mua ai është aktori satirik më i mirë në Gjermani.

Ai sikur e shkrifton pak të gjithë skenën politike në Gjermani. Gjendja është serioze, sidomos në këto kohë të vështira ekonomike, dhe ai bën këtë pak më të lehtë.

Ai flet me politikanë në një mënyrë shumë gazmore, gjithkujt i vjen për të qeshur kur i sheh politikanët nga ky këndvështrim. Ndoshta kjo është ajo që u pëlqen më tepër njerëzve te ai. Ai është i ndershëm me budallallëk".

Hape Kerkeling në konferencë për gazetarë
Hape Kerkeling në konferencë për gazetarëFotografi: AP

Hape Kerkeling prezanton manifestin elektoral të Schlaemmerit

Për të promovuar filmin e tij komediani Hape Kerkeling organizoi në Berlin një konferencë për shtyp për të prezantuar manifestin elektoral të Schlaemmerit. Ndër premtimet që ai u bëri zgjedhësve ishte e ardhur bazë pa kushte dhe që nga djepi deri në varr për të gjithë gjermanët dhe përdorim gratis të studiove solare (diellore). Në lidhje gjërat e tjera që do të dëgjojë elektorati Horst Schlaemmer tha për Deutsche Welle:

“Para së gjithash dua të theksoj se Partia Horst Schlaemmer është për drejtësi dhe natyrisht për liri - po edhe për emancipimin e grave – Por pjesën tjetër të pyetjes suaj e harrova.“

Politikanët gjermanë ndoshta vrasin mendjen se përse zoti Schlaemmer është për momentin më i njohur se ata. Me sa duket ky berlinez e di një pjesë të përgjigjes:

“Ndoshta ata duhet të mendojnë më tepër se përse nuk opinioni i gjërë nuk i merr seriozisht. Ndoshta ata kanë herë pas here nevojë për më tepër humor kur flasim për vetveten.“

Berlin, 4 gusht 2009
Berlin, 4 gusht 2009Fotografi: AP

Rezultatat e Institutit FORSA shuplakë për partitë e mëdha opozitare

Sipas institutit gjerman për demoskopinë FORSA, 18% e gjermanëve do të votonin për kandidatin e ekranit të kinemave, Horst Schlaemmer, në rast se partia e tij do të ekzistonte në realitet – një shuplakë kjo sidomos për tri partitë më të mëdha opozitare në Gjermani, të cilat vetëm mund të ëndërrojnë që të fitojnë në shtator 18% të votave.

“Personalisht votoj për herë të parë dhe nuk e di se për kë. Duke parë lajmet po humbas dalëngadalë të gjithë besimin te politikanët.”

A mund të ishte Horst Schlaemmer një mundësi?

“Nuk e di. Besoj se duhet të shikoj fillimisht programin e tij elektoral për të marrë vesh se çfarë do të bëjë ai me Gjermaninë".

"Unë do të votoja për të, definitivisht, dhe shpresoj që gjithkush këtu rrotull do ta bënte këtë gjithashtu".

"Unë nuk do të votoj për të, sepse ai nuk është politikan real”.

Po në rast se do të ishte, a besoni se ai do të mund ta çonte Gjermaninë përpara?

“Absolutisht jo, Absolutisht jo” (qeshje).

Autor: Hardy Grauper / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti