1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Festohet 28 nëntori në Prishtinë

28 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CU8V
Në Kosovë festohet 28 nëntori dita e flamurit. Udhëheqësit politikë kosovarë, thonë se, gjysma e kombit shqiptar doli shtet më vete pas
shpalljes së pavarësisë shqiptare më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Tash 95 vjet pas, ata thonë se pavarësia e Kosovës, është në prag dhe do të shënojë realizimin e ëndrrës së parealizuar plotësisht të shqiptarëve për mëvetësi. Pavarësia e Kosovës do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të saj pa dallim etnie. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se Kosova, si një shtet i pavarur e sovran, do të ketë atributet e veta të shtetësisë, duke lënë në zemrat e të gjithë qytetarëve dashurinë e madhe për Flamurin e Skënderbeut, që u rishfaq në Vlorë me binomin Ismail Qemali e Isa Boletini.