1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

G8 G20 Auftakt

26 Qershor 2010

Në provincën kanadeze Ontario janë mbledhur këtë fundjavë drejtues shtetesh nga e gjithë bota. Spektri i temave të diskutimit është i madh: Kriza financiare, lufta kundër varfërisë, terrorizmit, zhvillimi ekonomik etj.

https://p.dw.com/p/O3p0
G8 fillon këshillimet
G8 fillon këshillimetFotografi: picture-alliance/dpa

I izoluar në pyjet kanadeze, 220 km në veri të Torontos, filloi të premten në mbrëmje takimi i dyfishtë i nivelit të lartë të G-8 dhe G-20. Përfaqësuesit e tetë vendeve të industrializuara takohen fillimisht në Hantsvill, dhe më vonë kur në Evropë të ketë ardhur dita e dielë, në metropolin kanadez, Toronto, në takimin e katër të vendeve të G-20. Fokusi këtu është përqëndruar në çështjet ekonomike. Një vit e gjysëm më parë 20 vendet folën për një arkitekturë të re të tregjeve financiare botërore. Kriza, si ajo e atëhershme nuk duhet të përsëritet më.

Polemikat për strategjinë

Por vrulli i atëhershëm ka rënë, materia shumë e vështirë shkakton mundim të madh. Fillimisht polemikat shpërthyen midis Gjermanisë dhe SHBA mbi çështjen e strategjisë që duhej ndjekur: Të zhvillohen financat me kursime apo me koniunktur? Për kancelaren gjermane Angela Merkel pyetja është e qartë: "Si mund të organizojmë buxhetet në mënyrë që të gjenerojmë zhvillim afatgjatë." Uashingtoni nga ana e vet ka marrë masat e duhura. Tani duhet "të tregohet si mund të krijojmë struktura të qëndrueshme, në mënyrë që të mos përsëritet një krizë e tillë." Fillimisht diskutime kontroverse nuk u bënë.

Fillimi i takimit të nivelit të lartë
Fillimi i takimit të nivelit të lartëFotografi: AP

Taksat bankare nuk përkrahen nga shumica

Duhet pritur që në dokumentet përfundimtare të gjenden formulimet me të cilat të gjithë të kthehen në atdhe krenar dhe asnjë të mos largohet nga Toronto si humbës. Sepse që zhvillimi është i rëndësishëm, janë dakord të gjithë dhe japin firmën, edhe që duhet kursyer nuk kundërshton njeri. Por si duhet bërë kjo, duhet ta vendosë secili për vete. Njësoj është situata edhe në projektet e tjera, për shembull si duhet të kontribuojnë bankat për të mënjanuar pasojat e krizës. Evropianët favorizojnë vendosjen e një takse mbi bankat, por në Kanada ata nuk mund të marrin shumicën e aprovimeve. Edhe për idenë e vjetër për vendosjen e një takse mbi bizneset financiare nuk merret vendim në Toronto. "Ne do të përpiqemi këtu intensivisht të bindim të tjerët," thotë Angela Merkel, "por ne duhet të shohim realitetin, që në këtë pikë nuk janë skeptikë vetëm vendet e industrializuara edhe vendet që ndodhen në rrugën drejt kthimit në vende të industrializuara." Megjithatë botës i duhet një arkitekturë e re financiare dhe për këtë duhet punuar së bashku me partnerët evropianë.

Obama ka sjellë dicka me vete


Hovi i ri mund të vij prej Presidentit Obama. Ai ka në xhep një sukses të arritur. Reforma e përgjithshme financiare është thuajse gati në Uashington. Komisioni hetimor i të dy dhomave të Kongresit ra dakord për një projektligj i cili do të aprovohet javën e ardhshme.

Përfaqësuesit e tetë vendeve të industrializuara takohen fillimisht në Hantsvill.
Përfaqësuesit e tetë vendeve të industrializuara takohen fillimisht në Hantsvill.Fotografi: AP

Miliarda të reja për të varfërit

Në ditën e parë të këshillimeve G8 iu përkushtua edhe luftimit të varfërisë. Ata prezantuan një raport në të cilin tregohet çfarë është bërë me premtimet e viteve të kaluara. Sepse organizatat joqeveritare kritikojnë se premtimet nuk mbahen, për shembull në takimin e Gleneagles pesë vjet më parë u premtua që deri në vitin 2010 të jepen 50 miliardë dollarë për ndihmat për zhvillim. Ky premtim nuk është përmbushur deri tani. Edhe njoftimi i bërë ditën e premte nga kryeministri kanadez Stephen Harper për "Inisiativën Muskoka", me të cilën do të jepen 9 miliardë për luftën kundër vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve, shihet me sy kritik nga vëzhguesit. Marvin Meier nga organizata kristiane humanitare World Vision e vlerëson pozitivisht që në ditën e parë të G8 diskutohet për varfërinë, megjithatë paalajmëron: "E rëndësishme është që e gjithë kjo të mos mbetet vetëm në njoftimin e veprave, dhe të mos thuhet asgjë si do të vihen ato në jetë. E rëndësishme nuk është vetëm çështja deri ku duam të bëjmë diçka, por edhe se me sa para do ta bëjmë. Dhe me siguri do të ngecë sërish. "

Autor: Henrik Böhme/ Aida Cama

Redaktoi: Lindita Arapi