1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillon në Uashington samiti i madh SHBA-Afrikë

Simon Broll/Pandeli Pani4 Gusht 2014

Fokusi i samitit me titull "Investim në brezin e ardhshëm" është tregtia dhe investimet. Organizatat për të drejtat e njeriut kritikojnë.

https://p.dw.com/p/1CoDm
Fotografi: JIM WATSON/AFP/Getty Images

Uashingtoni është në një gjendje të jashtëzakonshme, sepse kurrë më parë në kryeqytetin e SHBA-së nuk kanë qenë njëkohësisht kaq shumë udhëheqës nga vendet afrikane.

Rreth 50 krerë shtetesh afrikane marrin pjesë në samitin triditor, të iniciuar nga Presidenti i SHBA-së Barak Obama. Idenë e një samiti të tillë ai e bëri publik gjatë vizitës së tij në Afrikën e Jugut një vit më parë, "për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet SHBA dhe Afrikës."

Konsolidim i lidhjeve të forta

Prej kohësh mediat në Shtetet e Bashkuara dikskutojnë pë r forcimin e interesit të vendit të tyre ndaj Afrikës. Gjithnjë e më shumë me këtë rast flitet për konkurrencën nga kompanitë kineze dhe indiane në rajon. Për shkak se këto vende janë duke investuar në Afrikë, edhe Shtetet e Bashkuara duan të zgjerojn praninë e tyre dhe të shtojnë bizneset amerikane në kontinent. Samiti SHBA-Afrikë konsiderohet nga shumë vëzhgues si provë e këtij përqëndrimi më të madh në Afrikë .

Linda Thomas-Greenfieldit nga Zyra pë r Afrikë n pranë Departamentit të Shtetit të SHBA nuk i pë lqejnë interpretime të tilla: "Kjo nuk ka të bëjë me një orientim të ri drejt Afrikës," thotë ish-ambasadorja në një intervistë për Deutsche Wellen. "Në pothuajse çdo vend afrikan ne kemi ambasada, marrëdhëniet tona ekzistojnë prej brezash. Kështu samiti shërben vetëm si një hap i mëtejshëm për të forcuar një lidhje që është tashmë shumë e fortë."

Linda Thomas-Greenfield
Linda Thomas-GreenfieldFotografi: DW/S. Broll

Ne samit janë ftuar të gjithë liderët e vendeve që kanë marrëdhënie të mira tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikë s. Nga lista janë përjashtuar presidenti i Zimbabvesë Robert Mugabe, ndaj vendit të të cilit Perëndimi ka vënë prej më shumë se dhjetë vjetësh sanksione, si dhe Eritrea, Sudani dhe Republika Afrikano-Qendrore. Javën e kaluar presidentë t e Sierra Leone dhe të Liberisë e anuluan pjesëmarrjen e tyre për shkak të epidemisë së Ebolë s në vendet e tyre.

Tregti dhe Investime

Kriza e eidemisë Ebola do të trajtohet gjatë takimit, sikurse edhe lufta kundër grupeve islamike në Afrikë, si p.sh. grupet e Boko Haramit në Nigeri. Megjithatë fokusi i samitit treditor, që mban titullin "Investim në brezin e ardhshëm" është tek tregtia dhe investimet.

Prandaj një komponent i rëndësishëm i samitit ë shtë forumi i biznesit ku do të jenë të pranishëm 300 sipërmarrës. Për ish-ambasadoren Thomas-Greenfield, forumi është një mundësi e mirë për të reklamuar "qeverisjen e mirë" dhe për të luftuar korrupsionin në Afrikë: "Kur ndërtimi i një biznesi në një vend ndërpritet 50 herë dhe mund të shkojë përpara, vetë m në se paguan të ashtuquajtur zarfë të bardhë, kompanitë do të shkojnë shpejt në vendin fqinj." Prandaj Thomas-Greenfield shpreson se gjatë samitit SHBA-Afrikë do të nënshkruhen sa më shumë marrëveshje.

Carlos Quesada
Carlos QuesadaFotografi: DW/S. Broll

Kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut

Organizatat për të drejtat e njeriut ankohen se samiti i vë theks të tepruar komercializmit dhe parashikon shumë pak kohë për të folur për mbrojtjen e minoriteteve. "Unë nuk kam shpresa të mëdha nga ky takim," thotë Carlos Quesada, zëdhënës për të drejtat e homoseksualëve dhe transeksualëve pranë organizatës jo-qeveritare "Global Rights". "Shumë presidentë në Afrikë janë diktatorë dhe aty ka probleme të panumërta me të drejtat e njeriut," - thotë Quesada.

Në mënyrë të ngjashme shprehet edhe Sarah Margon, drejtore e zyrës së Uashingtonit të Human Rights Watch. Ajo thotë se ka nisma të shumta dhe të mira, por që nuk mendohen në mënyrë të vazhdueshme. Po ashtu sipas saj ë shtë gabim që organizatat e të drejtave të njeriut r të mos përfshihen në pjesën zyrtare të samitit. "Ka një forum për shoqërinë civile, por si po shohim udhëheqësit afrikanë nuk do të marrin pjesë në të . Dhe kjo është një mundësi e humbur, sepse këtu më në fund mund të mblidheshin së bashku OJQ-të dhe krerët e shteteve."

Sarah Margon
Sarah Margon,Fotografi: DW/S. Broll