1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillon riregjistrimi i automjeteve me targa KS

3 Nëntor 2011

Në Kosovë me një nëntor ka filluar riregjistrimi i automjeteve, që kanë targat e qyteteve nga ish-Jugosllavia në targa KS, me të cilat do të jetë e mundur të udhëtohet edhe në Serbi. Serbët e Kosovës janë të kënaqur.

https://p.dw.com/p/134SI
Rrugë në Prishtinë
Rrugë në PrishtinëFotografi: DW

Edhe pse ri-regjistrimi i automjeteve në Kosovë tashmë ka filluar, banorët e Graçanicës janë pak të informuar për këtë proces. Kështu, Ljubisha Banđur, pronar i një kompanie për të transportuar pasagjerë nga Graçanica, tha se ai nuk i ka shumë të qarta kushtet për riregjistrimin e automjeteve. Për autobusin e tij në hyrje të Serbisë tani paguan targa . "Heq targat e RKS dhe kam këtu provizoret e paguara, për të cilat kam paguar për pesëmbëdhjetë ditë, 41 vende, 167 euro," thotë Banđur.

Oliver Vujoviç, ka një makinë që është i regjistruar edhe me tabelat RKS edhe me kështu do të përfitojë nga marrëveshja për lirinë e lëvizjes nga Brukseli, sepse nuk do t'i duhet që të regjistrojë dy herë në vit automjetin e tij. "Ti në kufi, në qoftë se nuk ke targat e Serbisë paguan pör dy ditë 20-30 euro, që nuk është pak. Ne duhet ta regjistrojmë makinën në dy targa, pra në të Serbisë dhe Kosovës, dhe këto të gjitha janë shpenzime."

Banoren e Graçanicës, Zlatica Iviq-Nedelkoviq, e gözon mundësia të udhëtojë në Serbi në makinën e vet, sa herë që do. "Kjo ka qenë gjithmonë shqetësim dhe kokëçarje, nëse kemi të holla të mjaftueshme për benzinë​​, për pagesën e targave provizore dhe kështu tashmë kemi një jetë normale dhe lëvizje normale. Ne mezi presim, pavarësisht nga situata ne duam vetëm të jetojmë, jemi njerëz të thjeshtë, qytetarë, ne duam të jetojmë normalisht dhe asgjë nuk na intereson më.”

Rrugë në Prishtinë
Rrugë në PrishtinëFotografi: picture alliance/dpa

Pjesëmarrje e madhe e serbëve për riregjistrimin e automjeteve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Sasha Rashiq, thotë se ditën e parë të rigjestrimit ka patur një pjesëmarrje shumë të madhe të qytetarëve. Ai shpjegon se procedura e regjistrimit të automjeteve është maksimalisht e thjeshtuar. "Ne kemi arritur të minimizojmë dokumentacionin e nevojshëm, me të cilin do të mund të bëhet ri-regjistrimi, e për këtë duhen në rradhë të parë kartat e identitetit të Kosovës dhe të jetë në dispozicion për të treguar lejet e vjetra të qarkullimit dhe targat e vjetra. Sigurisht që ekzistojnë taksa të caktuara dhe ato varen nga automjeti, pastaj se sa e sigurimit dhe të gjitha këto. Pastaj sa do të kushtojë sigurimi e të gjitha këto. Domethënë nuk kanë nevojë të paguajnë as doganë dhe as ndonjë akcizë shtesë."

Sipas fjalëve tö Rashic-it riregjistrimi i makinave ka në rradhë të parë për qëllim lirinë e lëvizjes së serbëve të Kosovës brenda dhe jashtë Kosovës, por do t'u mundësohet edhe të gjithë qytetarët e tjerë të interesuar. "Ne duke dashur të shmangim çfarëdo diskriminimi kundër komuniteteve tjera u kemi mundësuar atyre të kryejnë riregjistrimit të automjeteve të tyre në targa KS, me atë që duhet të na tregojnë të paktën një letër apo arsye, se për se u duhet të udhëtojnë në Serbi, për shembull, nëse ata kanë ndonjë marrëdhënie biznesi me Serbinë, apo kanë familje. "

Strpce
StrpceFotografi: DW

Edhe serbët e veriut të Kosovës kanë të drejtë të riregistrojnë makinat e tyre, nëse ata dëshirojnë. Përndryshe, nga janari i vitit tö ardhshëm nuk do të jetë e mundur të udhëtohet në rrugët e Kosovës, thotë zëvendësministri Sasha Rashic.
"Theksoj se ky është zbatimi i marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës dhe unë besoj se të gjithë do të bëjë gjithçka për të implementuar këtë marrëveshje në mënyrë që t'u lehtësojë qytetarëve të zakonshëm lirinë e lëvizjes dhe komunikimit të përgjithshëm në mes të Prishtinës dhe Beogradit."

Autor: Zulfija Jakupi/Angjelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama