1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Financimi i partive në Rusi - një farë lloji

Juri Resheto23 Gusht 2015

Në mes të fushatës zgjedhore rajonal ruse plasi lajmi i organizatës vëzhguese "Golos" se partitë kryesore marrin mbështetje financiare nga jashtë vendit. Një surprizë? Aspak, mendon Juri Resheto.

https://p.dw.com/p/1GJwJ
Fotografi: Getty Images/AFP/D. Serebryakov

Tipa do të thotë në rusisht një farë, një si tip, gjoja. Tipa është një ndër fjalët më të dashura të rusëve. Tipa partia - një si punë partie. Tipa zakon - një farë ligji. Tipa zapret - demek e ndaluar. Të marra së bashku kjo do të thotë: disa parti kanë ligjet e tyre të pavarura.

Për tri javë rusët do të votojnë për parlamentet e tyre rajonale. Fushata zgjedhore ishte deri tani e qetë, pavarësisht nga ngacmimet e autoriteteve zgjedhore ndaj koalicionit opozitar demokratike përreth blogerit Navalny. Në Novosibirsk në perëndim të Siberisë dhe në Magdalasin në lindjen e largët u bë gjithçka për t'ua bërë kandidatëve të opozitës regjistrimin sa më vështirë që të ishte e mundur. Herë ishin nënshkrimet e nevojshme të votuesve tipa të palexueshme, ndonjëherë kishte tipa probleme me pasaportat. As dhe një grevë proteste nuk ndryshoi gjë në këtë drejtim.

Të gjitha janë të barabartë, disa edhe më të barabartë

Kurse partive të mëdha "Rusia e Bashkuar", "LDPR" "Rusia e drejtë" dhe komunistëve regjistrimi u është bërë sa më i lehtë që të ishte i mundur. Dhe që askush të mos zemërohet dhe të thotë se në Rusi nuk ka demokraci, ja ku janë katër parti. "Rusia e Bashkuar" në pushtet dhe tri të tjerat në "opozitë". Tipa.

Juri Resheto
Juri Resheto

Të gjithë janë të barabartë, por disa janë si dihet më të barabartë. Dhe kështu këto katër parti mund të bëjnë atë që të tjerëve nuk u lejohet. Të pranojnë të holla, për shembull. Nga të huajt. Shumë keq në Rusi. Në fakt. Tipa. Sepse çdo organizatë që merr donacione nga jashtë duhet të regjistrohet si "agjente e huaj". Këtyre procedurave fyese iu desh t'u nënshtroheshin shumë fondacione dhe shoqatave. Kjo qe një goditje e fortë për to. Disa u detyruan të mbylleshin, si p.sh. kohët e fundit "Komiteti kundër Torturës".

Edhe partitë me traditë marrin para nga të huajt, konstatuan tani vëzhguesit e zgjedhjeve të shoqatës "Golos", por ato nuk regjistrohen si "agjentë të huaj". Partia në pushtet "Rusia e Bashkuar" ka krijuar një rrjet të tërë të fondacionesh 68 për qind e të gjitha donacionet të të cilave kanë qenë vitin e kaluar nga kompani private. Disa nga këto kompani janë të regjistruara jashtë vendit, p.sh. si kompania qipriote EGRJUL. Kjo kontrollon sipërmarrjen ruse "Krasnodar VODOKANAL", e cila ka nga ana e saj i ka dhuruar kandidatit të "Rusisë së Bashkuar" Omsk të Siberisë tre milion rubla, rreth 43.000 euro. Në fakt një skandal. Sepse është gjoja e ndaluar.Tipa.

Burimet e parave në terr

“Golos” gjithashtu pyet, se nga erdhën edhe tre milionë rubla, që një punonjës i thjeshtë i Universitetit siberian në Irkutsk, i dhuroi në vitin 2013 partisë "Rusia e Bashkuar"që padyshim duhet ta dojë shumë. A janë pas tij kompani të tjera, ndoshta nga një vend tjetër? Raste të ngjashme ka edhe në Rostov dhe Smolensk, thonë aktivistët e "Golos". Burime të paqarta financiare, lidhje të errëta kompanish, kapital i huaj.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë mund të pyesësh se çfarë është më e keqe: një OJQ që lufton që njerëzit të mos torturohen dhe merr për punën e saj donacione nga jashtë, apo një parti politike që është e përfaqësuar në Parlament, dhe drejton atdheun e dashur, dhe financohet gjithashtu nga jashtë? Ku është më i rrezikshëm ndikimi nga jashtë? Sipas ligji rus gjëra të tilla duhej të jenë njëlloj të keqia. Por praktika duket ndryshe.

Apo mos vallë partitë bëjnë vetëm sikur qeverisin? Dhe të tjerët janë janë atëherë vetëm një si farë opozite? Atëherë kjo është tipa mozhno. Pra, si të thuash e lejuar.