1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fitore e Basescut? Dështon referendumi në Rumani

dpa,afp,dpad/Kelmendi30 Korrik 2012

Presidenti rumun Trajan Basescu do të vazhdojë të jetë në postin e presidentit. Pjesëmarrja në referendum nuk kapi kuorumin e nevojshëm prej 50%.

https://p.dw.com/p/15gOh
Traian Basescu
Traian BasescuFotografi: Reuters

Në Rumani referendumi për largimin e presidentit Trajan Basescu sipas Komisionit Zgjedhor ka dështuar. Pjesëmarrja e zgjedhësve ishte 45,92 për qind, pra më pak se 50 për qind-shi i kërkuar nga kuorumi, deklaroi Komisioni. Sipas ligjit, referendumi kërkon pjesëmarrjen e së paku gjysmës së qytetarëve me të drejtë vote për të qenë i ligjshëm.

Basescu: Rumania kundër grushtit të shtetit

Me këtë Basescu mbetet edhe më tej në detyrë edhe pse ka krijuar pakënaqësi në popull me politikën e tij të kursimit. Basescu 60 vjeçar deklaroi në mbrëmje fitoren e tij duke thënë se Rumania kishte votuar kundër "grushti të shtetit". "Rumunët shfuqizuan referendumin me mospjesëmarrjen e tyre në të”, theksoi ai në televizion rumun.

Qeveria e qendrës së majtë e kryeministrit Viktor Ponta akuzon Basescun e qendrës së djathtë për tejkalim të autoritetit të tij dhe për ndërhyrje në punët e qeverisë. Por Basescu i hedh poshtë akuzat. Kryeministri socialist Ponta, i cili kishte inicuar këtë referendum i kërkoi Basescu-t jo drejtpërsëdrejti që të japë dorëheqjen duke pasur parasysh numrin e shumtë të votave kundër tij. Sipas sondazheve të dy instituteve kërkimore të opinionit, më shumë se 80 për qind e zgjedhësve kanë votuar kundër tij.