1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fjalimi i shumëpritur fundi i anëtarësisë britanike në BE?

13 Janar 2013

Sido që të pozicionohet David Cameron në fjalimin e tij parimor lidhur me Evropën, ai do të hasë në problem, thotë në Intervistë për DW Ian Begg, punonjës shkencor në Institutin Evropian të Londës për Studime Ekonomike.

https://p.dw.com/p/17Izb
U.S. President Barack Obama and British Prime Minister David Cameron embrace after a toast during the State Dinner at the White House in Washington March 14, 2012. REUTERS/Kevin Lamarque (UNITED STATES - Tags: POLITICS)
Barack Obama und David CameronFotografi: Reuters

Javën e ardhshme, kryeministri britanik David Cameron do të mbajë një fjalim, që pritet prej shumë kohësh lidhur me Evropën – dhe në këtë sfond po spekulohet fort, nëse fjalimi do të shënojë fillimin e fundit të antarësisë britanike në BE. Një referendum popullor është e mundur të organizohet brenda pesë viteve të ardhëshme lidhur me qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE. Sondazhet flasin për një rrtije të madhe të euro-skepticizimit në Britani dhe qëkurse koalicioni qeverisës aktual është në pushtet kjo frymë ka qenë vazhdimisht në rritje. Sipas një sondazhi të së përditshmes “The Observer” në nëntor 2012 56% e britanikëve “me gjasë ose definitivisht” do të votonin për daljen nga BE-ja nëse do t’u duhej të votonin për këtë. Një mësim i mirë ky për britanikët pro-evropianë.

SHBA Cameroni-it: referendumi i dëmshëm

Pikërisht në kohën që kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron përgagtitet për fjalimin e shumëpritur lidhur me Evropën, që mund të trajtojë edhe planet për një referendum brenda pesë viteve të ardhshëm, përfaqësuesi i Deparatamentit të Shtetit të SHBA-së Philip Gordon, u tha gazetarëve në Londër këtë javë se SHBA-ja do “që Britania të ketë një zë të fortë në BE”. Ai u shpreh kundër mbajtjes së një referendumi për këtë çështje, duke thënë se është në interesin e Amerikës që Britania të mbetet si “vëzhgues i jashtëm” i BE-së.

Gordon në pronocimin e tij nënvizoi, se çdo referendum për rolin e Britanisë në Evropë do të jetë një ditë i dëmshëm. Edhe eksperti britanik prof. Ian Begg, punonjës shkencor në Institutin Evropian të Londrës për Studime Ekonomike, në bisedë për DW e mbështet këtë: “Po, një referendum i çfarëdolloji do të jetë i dëmshëm. Por ne duhet gjithashtu të marrim në konsideratë se çfarë është një referendum. Ai është një mekanizëm i çuditshëm politik për një vend që nuk është i mësuar me të. Mund të numërohen me gishtërinjtë e dorës numri i referendumeve të rëndësishme të mbajtura deri tani në Britaninë e Madhe dhe se ato shpesh kanë dhënë rezultate të paparashikuara. Është shumë e mundshme që një referendum të ketë si rezualtat të bazuar në pyetje shumë të ndryshme nga ato që shtrohen aktualisht… Kështu unë mendoj se çdo qeveri britanike që do të propozojë një referendum merr përsipër riskun që rezultati i tij nuk reflekton pyetjen që e parashtuar dhe çështjen që kërkohet të zgjidhet. Ka gjithashtu një rrezik politik që nëse Cameron-i përpiqet të tregohet i zgjuar dhe thotë, ‘nuk është një referendum, nëse ne do të mbetemi ose jo në Evropë, është një referendum për ndryshimet që unë kam negociuar’, që do të jenë në rastin më të mirë kozmetikë, atëhere ai rrezikon të mos arrijë në një zgjidhje.”

Professor Iain Begg at the European Institute at the London School of Economics
Profesor Iain BeggFotografi: DW

Reagimi nga Gjermania

“Një referendum në Britaninë e Madhe mund ‘ta paralizojë’ Evropën”, është shprehur politikani kristiandemokrat gjerman Gunther Kirchbaum, i cili është edhe kryetar i komisionit në Bundestag për Çështjet e Evropës. I pyetur nëse edhe udhëheqës të tjerë mund ta humbasin durimin me Britaninë, Ian Begg vëren:Madje është më shumë se kaq. Aleatët e natyrshëm të Britanisë Brenda BE-së, si p.sh. Suedia ose Polonia po dëshpërohen gjithashtu me qëndrimin e Britanisë. Ata shikojnë një Britani që vjen në çdo mbledhje duke thënë si anëtar i Byrosë Politike ruse “Niet!” “Jo! Ne nuk duam të ndodhë gjë. Ju mund të vazhdoni, por nëse do të implikohemi ne në një farë mënyre, ne do ta bllokojmë atë”, duke i zhgënjyer konsiderueshëm liderët e tjerë, gjë e cila unë mendoj se do ta kompromentojë pozicionin e Britanisë si në mundësitë për aksione të reja, ashtu edhe në forcën politike.”

Begg thotë se nuk është realiste ajo që mendojnë shumë euro-skeptikë britanikë, se nëse Britania i kthen kurrizin BE-së, kjo mund të kompensohet duke vendosur lidhje më të forta me SHBA-në. Këtë ai e argumenton me zhvillimet aktuale në sfondin e krizës ekonomike në eurozonë:“Është fakt se megjithë dobësinë e ekonomisë evropiane në katër vitet e fundit, gjysma e eksporteve britanike shkojnë për në vendet e BE-së. Pjesa që shkon në SHBA është vetëm 10 për qind, pra arithmetika e thjeshtë nuk e pranon këtë. Përveç kësaj shumë investitorë të huaj do të mendohen mirë kur të investojnë në Britani nëse ajo nuk do të jetë më pjesë e BE-së dhe do të hasë barriera në eksportimin e mallrave në vendet e BE-së. Le të marim si shembull fabrikat japoneze të makinave dhe motorëve që kanë luajtur një rol thelbësor në rigjallërimin e industrisë britanike të motorëve. Ata do të thonë: ‚ne nuk do t’i mbyllim fabrikat tona brenda natës, por investimet tona të ardhshme do të jenë p.sh. në Sllovaki, nuk do të jenë në Britani, sepse ne e dimë që do të kemi akses të plotë në treg‘. Kështu shumë do të varet nga mënyra e shkëputjes. Për Britaninë nuk ka një rrugë të thjeshtë, që të mos pasohej nga rreziqe, në rast se ajo do të dalë nga Bashkimi Evropian. Këto pasoja mund të jenë ose të karakterit ekonomik ose humbje të influencave ndaj rregullave të vendosura.“

Pozitë e vështirë për Cameron-in

Sipas ekspertit Ian Begg, Cameroni ndodhet në një pozitë të vështië. Për pyetjen nëse reagimet nga jashtë mund ta influencojnë fjalimin parimor mbi Evropën, që po përgatit Cameron, Begg nënvizon: “Unë mendoj se ajo çfarë ka bërë David Cameron është sikur mbetesh i kapur në një lloj çarku, prej nga ai për muaj të tërë flet për këtë fjalim të madh. Dhe tani ai ka aritur në një pikë, që duhet të pozicionohet qartë: në qoftë se ai nuk premton asgjë thelbësore - që në këtë kontekst do të ishte një referendum mbi vazhdimin e antarësimit të Britanisë së Madhe në BE - ai do të konsiderohej i dobët nga anëtarët euro-skeptikë të partisë së tij dhe në fakt nga popullsia britanike në përgjithësi. Nga ana tjetër nëse përpiqet të premtojë shumë, ai do të përballet me rezistencën e homologëve të tij të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë ai gjendet në një çark dhe çfarëdo që të bëjë do të hasë në problem.”

Drejtues të biznesit në Britaninë e Madhe kanë reaguar në media duke paralajmëruar për rrezikun e daljes eventuale nga BE-ja, paralelisht me zërat brenda vendit vijnë edhe reagimet nga jashtë si nga SHBA-ja e Gjermania në adresë të britanikëve, që e konsiderojnë me risk daljen nga unioni. Profesor Ian Begg arrin në këtë përfundim: “Si konkluzion këto zhvillime janë një kundërpërgjigje ndaj kursit që ka ndjekur Cameron-i në drejtimin e vendit.

Autor: Johana Impey / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi