1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Flaka olimpike në Paris

Stefani Markert7 Prill 2008

Zjarri olimpik ka filluar paradën e tij në një stacion tjetër, Parisin. Rreth 3000 policë janë vënë në dispozicion për mbarëvajtjen e ceremonisë. Parisi nuk do trazime të flakës olimpike si më parë në Londër

https://p.dw.com/p/DdQE
Kinezi Liu Xiang mban pishtarin olimpik
Kinezi Liu Xiang mban pishtarin olimpikFotografi: AP

Flaka olimpike në Paris, në qytetin që humbi përballë Londrës për të qenë mikpritësi i lojërave olimpike 2012. Megjithatë fryma olimpike është ende gjallë. Parizianët janë besnikë të idealeve të tyre. Kryetrai i bashkisë, Delanoe: "Në 7 prill në fasadën e bashkisë varet një banderolë me mbishkrimin: Parisi mbron të drejtat e njeriut-në të gjithë botën."

Myslimanët ugurë protestojnë para Xhamisë Blu për bojkotimin e lojrave olipmike
Myslimanët ugurë protestojnë para Xhamisë Blu në Stamboll për bojkotimin e lojrave olipmikeFotografi: picture alliance / dpa

Të gjithë popujt kanë të njëjtën të drejtë për një jetë në dinjitet, edhe populli i Tibetit, shpehet kryetari socialist i bashkisë së Parisit, i cili vetë ka pritur Dalai Lamën para disa vitesh. Sportistët francezë ndërkohë kanë nxjerrë një stemë ku shkruhet "Franca: për një botë më të mirë."

Në mesditë zjarri olimpik filloi paradën e tij përmes Parisit. Ndërsa kampioni botëror në vrapimin me pengesa, Stephane Diagana ka nderin ta çojë pishtarin që nga kati i parë i kullës Eifel në majë. Diagane nuk kursehet: "Duhet të marrim pjesë në lojërat olimpike. Të përdorim këtë mundësi që na jepet. Kina i donte lojërat olimpike. Tanimë i gjithë opinioni botëror i ka drejtuar sytë nga ajo. Kina duhet të përmirësohet dhe deri në gusht të përmbushë detyrimet e saj."

Pishtari olimpik trazohet nga aktivistët që luftojnë për të drejtat e Tibetit, Londër, 6 prill 2008
Pishtari olimpik trazohet nga aktivistët që luftojnë për të drejtat e Tibetit, Londër, 6 prill 2008Fotografi: AP

Një numër i madh policësh e shoqërojnë aktivitetin, 3000 gjithsej. Shefi i shoqatës së gazetarëve "Reporterë pa kufi" Robert Menard, i cili protestoi kundër represionit në Tibet në Olimpian antike greke, paralajmëron: "duhet të heqim dorë nga gjunjëzimi para autoriteteve kineze. Për fat të keq askush nuk e ka guximin për një gjë të tillë. Për këtë arsye shoqata jonë do t'i vazhdojë aksionet e saj."

Presidenti francez Sarkozi e ka lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike në Pekin, në varësi të zhvillimeve në Tibet. Por ai nuk përjashton mundësinë e pritjes zyrtare të Dalai Lamës, i cili gjatë lojërave olimpike në gusht do të qëndrojë në Paris.