1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Forcat ajrore ruse dhe siriane shtojnë bombardimet

7 Shkurt 2018

Sulmet ndaj qendrave të fundit rebele në Siri janë "rritur në mënyrë dramatike", thotë OKB-ja dhe kërkon ndërprerjen e shpejtë të luftës për të mundësuar transportet e ndihmave.

https://p.dw.com/p/2sDcv
Syrien Luftangriff über Ost-Ghouta
Fotografi: picture alliance/abaca/A. Al-Bushy

Gjatë një valë të re sulmesh ajrore nga forcat e armatosura ruse dhe siriane ka pasur gjithnjë e më shumë viktima, veçanërisht në mesin e popullatës civile. Aktivistët dhe një grup vëzhgues njoftuan se të paktën 70 vetë u vranë në bombardimet e vazhdueshme të fshatrave në enklavën rebele të Ghutit lindor pranë Damaskut. Organizata humanitare "Helmetat e bardha" u shpreh për një "ditë të përgjakshme për civilët". Që një ditë më parë qe njoftuar për më shumë se 30 të vdekur.

Syrien Luftangriff über Ost-Ghouta
Fotografi: Getty Images/AFP/A. Almohibany

Rajoni i Ghutës Lindore është rrethuar prej muajsh nga trupat e presidentit Bashar al-Assad dhe milicë shiitë aleatë. Ashtu si në ditët e fundit avionët sirianë dhe rusë qëlluan me bomba objektiva të ndryshme në krahinën veri-perëndimore të Idlibit, e cila dominohet nga grupe islamike. Kremlini kishte kërcënuar me hakmarrjen masive pas rrëzimit të një avioni luftarak rus në atë zonë.

Giftgasangriff des Assad-Regimes in Idlib
Fotografi: picture alliance/AA/M. Bekkur

Kombet e Bashkuara u alarmuan për dhunën në rritje në luftën civile në Siri. Shkalla dhe ashpërsia e sulmeve në Ghutën lindore dhe Idlib janë "rritur në mënyrë dramatike", u shpreh komisioni hetimor i OKB-së. Janë goditur madje edhe tri klinika. Raportet janë shqetësuese  dhe bombardimet i kthejnë në farsë të ashtuquajturat zona të demilitarizuara, tha kryetari i komisionit Paulo Pinheiro.