1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca për bashkëpunim më të madh evropian në fushën e mbrojtjes

Anke Hagedorn3 Tetor 2008

Bashkimi Evropian kërkon të forcojë politikën e përbashkët evropiane në fushën e mbrojtjes. Ministrat evropianë të mbrojtjes ranë dakord në një takim jozyrtar në Deauville për masat që duhen marrë për taarritur këtë.

https://p.dw.com/p/FTPC
Takim i ministrave të nbrojtjes së BE- së - Fotografi arkivi
Takim i ministrave të nbrojtjes së BE- së - Fotografi arkiviFotografi: AP

Rruga për hartimin e një politike të përbashkët funksionuese evropiane në fushën e mbrotjes është e mundimshme. Këtë e tregoi sërish edhe takimi i ministrave të mbrojtjes në ( Dovil) Deauville të bregdetit francez. Ushtarakëve evropianë u mungojnë edhe sendet më kryesore, helikopterët, avionët transportues, avionët antiplumb, teknika e zbulimit. Ata kanë pak para dhe pak personel për projekte të përbashkëta në fushën e mbrojtjes.

Kriza aktuale financiare e ka ashpërsuar edhe më shumë gjendjen, thotë i ngarkuari me politikën e jashtme të BE-së, Javier Solana: „Natyrisht që shtetet anëtare vendosin sa të larta do të jenë shpenzimet për fushën e mbrojtjes. Unë shpresoj që shtetet anëtare të vendosin pas diskutimeve të sotme, që Evropa të vazhdojë të ndërtojë sektorin e mbrojtjes."

Të 27 vendet anëtare duan të bashkëpunojnë në të ardhmen më shumë se deri tani për të siguruar dhe pvrdorur materiale më të shtrenjta ushtarake, thotë ministri francez i mbrojtjes Hervé Morin. Përparime po bëhen edhe me planin për të ngritur një njësi luftarake marine evropiane përreth aeroplanmbajtësve të Francës dhe Britanisë së Madhe.

Në luftë kundër piratëve para bregdetit somalez do të shkojë një mision detar i përbërë nga gjashtë vendet të BE-së, Gjermanisë, Spanjës, Suedisë, Portugalisë, Francës, Hollandës dhe mbase dhe Britanisë së Madhe. Qeveria gjermane ka aprovuar dërgimin e dy fregatave.

Qëllim tjetër i cili duhet arritur deri në fund të vitit, pa përfunduar presidenca e radhës e BE-së, është edhe ngritja e një sistemi satelitor evropian si dhe realizimi i një programi të shkollimin e përbashkët të oficerëve, të ngjashëm me programin "Erasmus" që zhvillohet në sektorin civil. „Mua më shqetëson së pari arritja e vetëdijes së përbashkët evropiane. Së dyti, ne duhet të përpunojmë ngritjen ë nje kulture të përbashkët evropiane në fushën e mbrojtjes dhe së treti nëpërmjet shkollimit të përbashkët do të përmirësohet bashkëpunimi i forcave ushtarake, të cilat takohen në kriza të ndryshme në botë," thotë ministri francez.

Vendimi përfundimtar për të gjitha këto projekte do të merret në Këshillimin e Ministrave të Mbrotjes të BE-së më 10 nëntor. Po ashtu do të merret edhe vendimi i vazhdimit ose jo të misionit ushtarak evropian „Althea" në Bosnjë Hercegovinë me pjesëmarrjen e 2 000 ushtarëve, ndër të cilët 118 nga Gjermania.