1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Frika e Erdoganit nga Youtube dhe Facebook

Senada Sokollu / Eliana Xhani9 Mars 2014

Vazhdimisht në internet shfaqen regjistrime telefonatsh të Erdogan. Tani kryeministri Erdogan ka njoftuar marrjen e masave: ai kërkon të bllokojë platformat YouTube dhe Facebook. Por blogerat nuk shqetësohen.

https://p.dw.com/p/1BM9X
Türkei Erdogan Portrait
Fotografi: picture-alliance/RIA Novosti/dpa

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan nuk ka qenë kurrë mik i rrjeteve sociale. Prej javësh në Youtube qarkullojnë vazhdimisht rregjistrime të bisedave telefonike të kryeministrit, të cilat pastaj janë shpërndarë në Facebook dhe Twitter.

Pas futjes së ligjit të kontestuar për internetin Erdogan shkaktoi shumë indinjatë në një intervistë në televizion me kanalin ATV këtë javë, në të cilën kërcënoi me ndalimin e faqeve të internetit YouTube dhe Facebook. "Ne nuk mund t'ia flijojmë këtë komb YouTube-it, Facebook-ut dhe të tjerëve si këta", thë Erdogan të mërkurën (06.03.). Ai njoftoi marrjen e masave pas zgjedhjeve komunale në 30 mars, të cilat ndërkohë shihen si një lloj referendumi për politikën e Erdoganit. "Këta njerëz nxisin çdo lloj formë të amoralit apo spiunazhit dhe kjo për përfitimin e këtyre insitucioneve", tha ai. Një lloj të tillë "mentaliteti të lirisë" nuk duhet të ketë, theksoi kryeministri turk.

Erdogan në fushatë për zgjedhjet komunale
Erdogan në fushatë për zgjedhjet komunaleFotografi: picture-alliance/AP Photo

Në shërbimin e lajmeve të shkurtra Tëitter, reagimet për këtë temë ishin të panumërta. Njerëzit reaguan me indinjatë por edhe me humor. "Erdogani kërkon të mundë internetin. I urojmë shumë fat." Ose: "Erdogani është marrosur krejt tani", shkruan përdoruesit.

Edhe Presidenti turk Abdullah Gül nuk tregoi mirëkuptim. "Mbyllja e këtyre faqeve nuk vihet në diskutim", citohet Gül nga gazeta turke "Hürriyet". Ato janë platforma shumë të rëndësishme, ka shtuar Gül. Ministri i Komunikacionit Lütfi Elvan nga ana tjetër e mbështeti kryeministrin Erdogan. Kur publikohet material i paligjshëm nuk duhet të tolerohet, tha ministri i Komunikacionit.

Erdogan nën trysni për shkak të rregjistrimeve të telefonatave

Protesta në Stamboll kundër qeverisë së Erdogan. 27.02.2014
Protesta në Stamboll kundër qeverisë së Erdogan. 27.02.2014Fotografi: Reuters

Prej javësh tashmë në YouTube publikohen në formë videosh rregjistrime nga biseda telefonike të Erdoganit. Në disa raste Erdogan ka pranuar se i ka zhvilluar vërtet telefonatat. Më problematik për kryeministrin turk është një rregjistrim i cili u bë publik në 24 shkurt. Sipas tij Erdogan i ka kërkuar të birit Bilal të fshehë shumë të mëdha parash. Telefonata duhet të jetë zhvilluar në kohën kur u zbulua skandali i korrupsionit të qeverisë Erdogan. Kryeministri e hodhi poshtë si montazh telefonatën dhe akuzon vazhdimisht një "shtet paralel", i cili sipas tij drejtohet nga SHBA prej Fetullah Gülen, ish aleatit politik të Erdoganit. Edhe pse autenticiteti i disa bisedave nuk është vërtetur, qeveria deri tani nuk ka bërë asnjë përpjekje për të paraqitur kundërprova.

Janë këto publikime që e kanë shtyrë Erdoganin të kërcënojë me mbylljen e YouTube dhe Facebook, thotë Asli Tunc, eksperte e medieve sociale në Universitetin Bilgi në Stamboll. "Duket hapur se ai është i pezmatuar. Ai e ka kritikuar ashpër Tëitter-in që gjatë kohës së protestave të parkut Gezi. Por situata e tanishme është tjetër: rregjistrimet e publikuara të telefonatave janë për të kërcënim", thotë Tunc në bisedë me Dë. Veç kësaj diskutimi për të ashtuquajturin shtet paralel zhvillohet në mediet sociale dhe ndaj kësaj ai reagon tani shumë ashpër, thotë Tunc.

Asli Tunc nga Universiteti Bilgi në Stamboll
Asli Tunc nga Universiteti Bilgi në StambollFotografi: privat

"Erdogan kërkon t'i kontrollojë internetin dhe mediet sociale ashtu si vepron me mediet e mainstream. Por kjo nuk është kaq e lehtë", thotë ekspertja. Qeveria turke e ka bllokuar një herë para disa vitesh YouTube, por që atëherë kishte shumë mënyra për ta shmangur bllokadën.

Veç kësaj Facebook është shumë i rëndësishëm për popullsinë turke, shton Tunc. Turqia me 34 milionë përdorues në Facebook është në vend të shtatë në rang botëror. Një mbyllje e tillë e këtyre faqeve të internetit është absolutisht kundër lirisë së mendimit. "Një qeveri nuk mundet thjesht të mbyllë një faqe interneti vetëm sepse nuk i pëlqen qendrimi opozitar", thotë ekspertja.

Mjete dhe rrugë për të shmangur bllokimin

Erkan Saka është prej dhjetë vjetësh një blogger kritik ndaj qeverisë dhe përdor kryesisht Facebook dhe Tëitter. "Shumë përdorues të Facebook, kritikë të qeverisë, kanë krijuar aty profile anonime. Ata nuk duan më të shprehen me emrat e vërtetë sepse kanë frikë nga pasoja", thotë Saka në bisedë me Dë. Nëse qeveria nuk i mbyll faqet me siguri do të ketë masa kriminalizuese ndaj postimeve të caktuara dhe ndjekje penale, thotë bloggeri 38-vjeçar. "Një mbyllje e faqee është sidoqoftë joefektive pasi ka shumë faqe të tjera interneti apo programe që mund të përdoren për të shmangur bllokadën. Për këtë arsye e dua internetin", thotë bloggeri.

Sipas tij për momentin Erdogan nuk mund të ndalet. "Erdogan është shteti. Ai kontrollon drejtësinë dhe aparatin policor. Askush nuk mund ta nxjerrë atë para drejtësisë", thotë Saka. Bloggeri nuk beson se aktualisht mund të bëhet diçka kundër politikës së tij.