1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Frika prej dhunës tkurr protestat

Astrid Prange/Pandeli Pani24 Qershor 2014

Rritja e radikalizimit dhe dhuna tregojnë se lëvizjes së protestës në Brazil po i vjen fundi.

https://p.dw.com/p/1COgR
Fotografi: Getty Images

"Kupa e Botës nuk u shërben aspak interesave të popullsisë, por organizatave private si FIFA," ankohet Victor Khaled, një aktivist në lëvizjen braziliane për transport publik falas "Movimento Passe Livre" (MPL). Lëvizja organizoi një vit më parë demonstratat kundër rritjes së çmimeve në transportin publik në São Paulo, që shkaktuan një valë proteste mbarëkombëtare.

Por ndërsa në qershor 2013 dolën në rrugë miliona njerëz për të protestuar kundër arenave të shtrenjta për Kupën e Botës dhe infrastrukturës së dobët, sot miliona brazilianë janë ngulur përpara ekraneve dhe shohin ndeshjet e futbollit. Gjithnjë e më pak njerëz po demonstrojnë, shumë syresh kanë frikë nga dhuna dhe përleshjet.

Mbështetja për kritikuesit e Kampionatit Botëror dhe protestat e tyre ka rënë masivisht në popullsinë braziliane. Në qershor 2013 ata gjenin mbështetje në 81 për qind, kurse në shkurt të këtij viti, sipas mendimit të institutit kërkimor Datafolha, kjo mbështetje është vetëm 52 për qind. Norma e refuzimit, megjithatë, është rritur në të njëjtën periudhë nga 15 për qind në 42 për qind .

Copacabana Fans und Demonstranten 12.06.2014
Fotografi: Getty Images

Frika prej policisë dhe hulganëve

Gjatë protestave ka pasur vazhdimisht të plagosur. Por ata nuk janë plagosur vetëm nga forcat e policisë por edhe nga huliganët. Gjithësesi frika prej policisë ushtarake braziliane është shumë më e theksuar se ajo ndaj aktivistëve të dhunshëm të të ashtuquajturit "Blloku i Zi". "Demonstratat tona janë të hapura për të gjithë, prandaj ne nuk dëbojmë askënd me dhunë, dhe për këtë arsye jemi plotësisht kundër ndalimit të pjesëtarëve të "Bllokut të Zi" në demonstratat tona," sqaron Rafael Portella nga Komiteti i Popullit në São Paulo. "Unë mund ta kuptoj se pse e fshehin njerëzit fytyrën në Brazil gjatë një demonstrate," thotë Portella dhe aludon për reprezaliet policisë ushtarake.

Sao Paolo Streik Ausschreitungen 9.6.2014
Fotografi: picture-alliance/AP Photo

Për ekspertin e sondazheve Valeriano Kosta nga Universiteti i Campinas, rritja e radikalizimit dhe dhuna tregojnë se ky është fundi i lëvizjes së protestës. Kërkesat për reforma kanë qenë gjithmonë shumë të përgjithshme, sepse në protesta kanë marrë pjesë grupe shumë të ndryshme shoqërore. "Tani," thotë Kosta, "po del në pah një vakum përmbajtësor substancial."