1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

250610 Medwedjew Obama

25 Qershor 2010

Në takimin me homologun e tij rus, Dimitri Medwedew, të enjten në Shtëpinë e Bardhë Obama foli për pranimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, WTO. Edhe në nivelin personal presidentët duken se janë afruar

https://p.dw.com/p/O30T
Presidenti Barack Obama dhe Presidenti rus Dmitri Medvedev, në parkuan Lafayette në Uashington, 24 qershor 2010Fotografi: AP

Ndryshimet, që po ndodhin në marrëdhëniet amerikano-ruse, nuk mund t`i tregojë asgjë tjetër më shumë se sa një shëtitje e Presidentit Obama me kolegun e tij rus, Dimitri Medvedev. Në vend që të hanin darkë në Shtëpinë e Bardhë, ata e ndërpresin bisedën dhe shkojnë të shoqëruar nga eskorta policore në një imbis, që ndodhet në periferi të Uashingtonit. Ata hëngrën atje hamburger me mëngët të përveshura. Medvedev tha më vonë në një konferencë shtypi, i përkthyer nga përkthyesi i tij:

„Ishte një restorant tipik amerikan. Ka mundësi që ushqimi të mos ishte shumë i shëndetshëm, por i shijshëm ishte dhe atje mund të ndihej fryma amerikane."

SHBA dhe Rusia rrisin bashkëpunimin në fushën ekonomike

Modell der neuen Boeing 787
Shitja e avionëve Boeing ishte një nga marrëveshjet më të rëndësishmeFotografi: picture alliance/dpa

Krejt në krye të listës së temave të bisedimeve të dy presidentëve nuk ndodheshin si gjithnjë raketat, çarmatimi, ose çështjet e sigurisë. Kësaj here në plan të parë ndodheshin marrëdhëniet ekonomike midis SHBA-së dhe Rusisë. Obama ishte i gëzuar, kur bëri të ditur një biznes me avionët në vlerën e miliardave:

„Shitja e 50 aeroplanëve të Firmës Boeing, në vlerën e katër miliardë dollarëve sjell deri në 44 mijë vende pune“.

Obama shpjegoi se edhe grindjet për eksportet e mishit të pulës u shuan, edhe ky biznes është në nivel miliardash. Njëkohësisht presidenti amerikan kërkoi pranimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

„Rusia duhet të bëhet anëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo është mirë për Rusinë, për Amerikën dhe për ekonominë botërore."

Rusët premtojnë atraktivitet më të lartë në tregun botëror.

Por edhe sanksionet e Iranit, kriza në Lindjen e Afërme, si dhe zhvillimet në Kore dhe në Kirgistan ishin tema të bisedimeve, tha presidenti rus Medvedev. Por vendime gjithëpërfshirëse dy presidentët nuk morën.

Barack Obama und Dimitri Medwedew NO FLASH
Fotografi: AP

Megjithatë jo gjithshka shkon vaj midis dy fuqive atomike SHBA-së dhe Rusisë:

„Dy shtetet tona vazhdojnë të kenë pikëpamje të ndryshme në disa çështje, si për shembull në temën e Gjeorgjisë, për të cilën kemi folur shumë hapur. Por meqenëse ne kemi shënuar përparime në fushat, në të cilat jemi dakord, i kemi vendosur marrëdhëniet në një baze të re. Kjo çon në më shumë siguri, madje në nivel rajonal dhe global."

Me vizitën e përbashkët të një takimi ekonomik amerikano-rus të mbajtur në Uashington, Medvedev përfundoi vizitën e tij në SHBA. Ai do e shohë sërish Presidentin Obama në takimin e nivelit të lartë ekonomik në Toronto, për herë të tetë që kur Obama mban postin e Presidentit.

Autor: Rüdiger Paulert/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica