1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fushatë elektorale turke në Gjermani - Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan viziton qytetin e Kölnit

Ayca Tolun10 Shkurt 2008

Kryeministri turk po qëndron nga dita e enjte për një vizitë në Gjermani. Në kuadër të kësaj vizite ai sot do të qëndroj në Köln ku pritet që të mbaj një fjalim para ithtarëve të partisë së tij qeveritare AKP

https://p.dw.com/p/D5DZ
Arena e Kölnit ku Erdogan sot i drejtohet ithtarëve të tij
Arena e Kölnit ku Erdogan sot i drejtohet ithtarëve të tijFotografi: Kölnarena Management GmbH
Në Köln buzë Rinit, pjesën e qytetit Mylhajm (Mülheim) ka ditë që të gjitha hapësirat e rezervuara për reklama janë mbushur me një plakatë të vetme me tre ngjyra: zi, kuq dhe ngjyrën e artë. Në të kuqen e flamurit gjerman është vendosur gjysëmhëna turke. Por jo vetëm në këtë lagje të njohur si lagje e turqëve por në tërë Kölnin shihen afishe të tilla në gjuhën turke. Por tekstin e shkruar në to e kuptojnë vetëm turqitë. Çfarë shkruan në to?


'Kryeministri turk takon të dielën turqit evropianë'.


Kështu shkruan në pllakate. Kryeministri turk do të paraqitet në arenën e Kölnit. Fjalimi i Erdoganit pritet të ndiqet nga 18 mijë turq nga Gjermania dhe shtetet përrreth. Por se a do të mblidhen kaq shumë njerëz pritet të shihet ende.


Erdogan gjatë këtyre ditëve ka prapa vetes shtypin. Mediat turke janë të impresionuara prej tij pasi që ai arriti të dërgoj në Ludvigshafen një ekip turke për hetimin e shkaqeve të katastrofës së zjarrit. Edhe në Gjermani ai është prezantuar mirë. Pikërisht kështu ishte planifikuar vizita e tij në Gjermani. Termini në arenën e Kölnit qëndronte në plan prej fillimi.


Të gjithë kryeministrat turq gjatë vizitave të tyre në Gjermani takohen me të ashtuquajturit turqit e Gjermanisë.Kjo është e vetkuptueshme kur dihet se shumica e 2.5 milionë turqëve sa jetojnë në Gjermani ende janë nënshteas turq dhe kanë të drejtën e votës në Turqi. Por paraardhësitë e Erdoganit janë kënaqur zakonisht me sallat shumë më të vogla. Kryeministri Erdogan dëshiron të jetë pompoz andaj zgjodhi arenën e Kölnit si sallën më të madhe dhe moderne në Gjermani.


Ai e di mirë se shtypi turk i cili po e shoqëron atë do të jetë i impresionuar nga madhështia e arenës së Kölnit. Dhe ai ka nevojë për mbështetjen e mediave në kohën kur në atdhe janë shtaur kritikat ndaj tij për shkak të vendimit për heqjen e ndalimit të mbajtjes së shamisë së kokës në universitetet turke.