1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futboll

29 Maj 2009

Valdet Rama kalon nga ekipi i Ingolstadtit tek ai i Hanoverit

https://p.dw.com/p/I00N
Fotografi: AP

Mesfushori i deritanishëm i klubit futbollistik Ingolstadt, Valdet Rama, nga sezoni i ardhshëm do të luajë për klubin e Ligës së Parë gjermane, Hannover 96. Valdet Rama, kontrata e të cilit më Ingolstadit vlente vetëm për Ligën e Dytë, pas rënies së klubit nga liga është i lirë. Me Hanoverin Rama ka nënshkruar një kontratë trevjeçare dhe do të luajë me numrin 22 në fanelë. Në një deklaratë per DW, kosovari me nënshtetësi gjermane, Valdet Rama theksoi se:


"Me të vërtetë jam shumë i gëzuar që sërish kthehem në Ligën e Parë Gjermane. Edhe pse kam pasur oferta të ndryshme, po ashtu nga ekipe të Bundesligës së parë, vendosa të nënshkruaj kontratën pikërisht me Hanoverin, pasi tek ky klub shoh mundësitë më të mëdha për të treguar shkathtësitë e mia në futboll".

Autor: Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica